Gazetari dhe moderatori i njohur Adriatik Kelmendi, ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook në lidhje me çështjen e taksës dhe presioneve të shtuara nga ShBA-të.
Ai ka thënë se “nëse Albini [Kurti], Isa [Mustafa] ose Hashimi [Thaçi] do të ishin kaq kundërshtues ndaj amerikanëve krejt iu kishin gjujtë në qafë. Ramushit po duket po iu tuten se i rrehë fizikisht.”
Kelmendi e ka lidhur gjithë mbështetjen e shoqërisë për taksën, jo me kundërvënien ndaj Serbisë, por me frikën nga dajaku i Ramush Haradinajt.
Ky është statusi i plotë i Haradinajt:
E tha edhe dikush, po të tregohej Albini, Isa ose Hashimi kaq kundërshtues ndaj amerikanëve krejt iu kishin gjujtë në qafë. Ramushit po duket po iu tuten se i rrehë fizikisht.
Shqiptari është trim i madh. As Amerikës nuk i tutet. Ama dajakut – po! Dajakut i tutet!.