“President skllota, gënjeshtrat nuk të shiten!”

Aktuale

“President skllota, gënjeshtrat nuk të shiten!”

Nga: A.ZH Më: 1 mars 2019 Në ora: 19:05
Hashim Thaçi

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje Nazlie Bala, e ka quajtur presidentin e vendit Hashim Thaçi “skolltë e baltë”.

Ajo në një postim në Facebook, ka rikujtuar se presidenti më shumë se një vit ka paralëjmërur për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Por, sipas saj, “gënjeshtrat” e Thaçit, nuk “shitën më”.

Postimi i plotë i Balës:

Më shumë se një vit paralajmëroi kompromise të dhimbshme me Serbinë, korigjim të kufijve, shkëmbim të kufijve, etj.

Skllotën që e kishte si fjalim politik, sot në këtë konferencë po e dëshmon që është vet skllot e baltë.

President skllota, gënjeshtrat nuk të shiten!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat