Thaçi publikon letrën që i dërgoi Biden, tregon nëse e ka përkrahjen e tij

Aktuale

Thaçi publikon letrën që i dërgoi Biden, tregon nëse e ka përkrahjen e tij

Nga: N.H Më: 2 mars 2019 Në ora: 18:31
Hashim Thaçi dhe Joe Biden

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar një letër nga ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Thaçi përmes një shkrimi në facebook ka njoftuar se letra e Biden vjen si përkrahje për një zgjidhje të dakorduar në mënyrë reciproke me Serbinë.

“Dje kam pranuar një letër nga ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili vazhdon të jetë shumë i përkushtuar për Kosovën. Edhe kjo letër e ish-zëvendëspresidentit Biden vjen si përkrahje për një zgjidhje të dakorduar në mënyrë reciproke me Serbinë, e cila çon në njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Dje kam pranuar një letër nga ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili vazhdon të jetë shumë i përkushtuar për Kosovën. Edhe kjo letër e ish-zëvendëspresidentit Biden vjen si përkrahje për një zgjidhje të dakorduar në mënyrë reciproke me Serbinë, e cila çon në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Jemi të bekuar me miqtë e shumtë amerikanë dhe kjo miqësi është e shenjtë për vendin dhe popullin tonë.

ImageHTH
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat