Vëllai i të dyshuarit për vrasjen e Abid Jasharit: Çfarë na bëri ky idioti, meriton burgim të përjetshëm

Aktuale

Vëllai i të dyshuarit për vrasjen e Abid Jasharit: Çfarë na bëri ky idioti, meriton burgim të përjetshëm

Më: 4 mars 2019 Në ora: 17:41
Abit Jashari

Disa ditë më parë, në rrugën ‘Haxhi Zeka’ në Prishtinë ndodhi një vrasje ku viktimë mbeti 27 vjeçari, Abid Jashari.

I dyshuari për vrasjen, Besnik Shkodra, ishte dorëzuar në polici ditën tjetër, ndërsa motivet e vrasjes ishte thënë se ishin për mosmarrëveshje familjare (pasi që dorasi, viktimën e kishte burrë të hallës).

Të dyshuarit për vrasje i është caktuar masa e paraburgimit për një muaj deri në përfundimin e hetimeve nga ana e policisë.

Deri më tani, për media janë deklaruar edhe familjarët e viktimës dhe të dyshuarit, por secili nga ta ishte distancuar nga rasti.

Sipas vëllaut të ndjerit, Policia e Kosovës kishte qenë në dijeni për kërcënimet që vëllai i tij, tashmë i ndjeri, i kishte marrë nga i dyshuari, por që sipas tij policia nuk kishte reaguar në kohë.

Në rrjetet sociale ka komentuar edhe vëllau i të dyshuarit B.SH., i cili ka thënë se ndjehet keq për rastin që ka ndodhur.

“Ju shprehi ngushllime familjarëve të Abid Jasharit dhe motrës sime. Është e vërtetë deklarata jote, fajet i ka ky krimineli jonë. Ndjej shumë keqardhje për këtë rast që i ndodhi Abidit, ti e din që e kam dashur me zemër të ndjerin, por ja çfarë na bëri ky idioti”, ka shkruar vëllau i të dyshuarit për vrasjen e Abid Jasharit.

Tutje, ai ka thënë se vëllau i tij meriton burgim të përjetshëm për krimin makabër që ka kryer, ndërsa ka bërë apel tek komentuesit që të mos ofendojnë.

Image

“Publikimi i komentit të vëllaut të Besnikut, pra të dyshuarit për vrasje ka qenë kërkesë e tij. Ne njëherë nuk kemi kontakt me familjen Shkodra, ndërsa nuk kam për të thënë asgjë më shumë se çka është thënë në intervista deri më sot nga dy palët”, ka thënë familjari i viktimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat