Ministri i qeverisë së Malit të Zi: Nuk shoh asgjë të diskutueshme në brohoritjet për UÇK - Bota Sot
Ministri i qeverisë së Malit të Zi: Nuk shoh asgjë të diskutueshme në brohoritjet për UÇK

Aktuale

Ministri i qeverisë së Malit të Zi: Nuk shoh asgjë të diskutueshme në brohoritjet për UÇK

Nga: F. B. Më: 6 mars 2019 Në ora: 17:27
Mehmed Zenka

“Nuk shoh asgjë të diskutueshme në brohoritjet për ‘Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës’. Asgjë kundër shtetit të Malit të Zi”, ka thënë ministri për drejtat e njeriut dhe pakica në qeverinë malazeze Mehmed Zenka, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Festimi i fitores së simpatizuesve dhe mbështetësve të Forumit Shqiptar pas zgjedhjeve lokale në Tuz, bajraktarizmi me flamuj shqiptar dhe brohoritjet UÇK-së dhe përshëndetjet me simbolin e shqiponjës për ministrin shqiptar të drejtave të njeriut dhe pakicave Mehmed Zenka , nuk përbëjnë asgjë të diskutueshme, shkruan gazeta!

“Flamuri shqiptar është gjë normale tek partitë shqiptare dhe në fund të fundit shqiptarë jemi. Çfarë keni pritur, çfarë flamuj të përdorim për festim. Pikërisht për shkak se Mali i Zi shtet i qytetarëve, është e lejuar përdorimi i flamurit shqiptar, ka thënë Zenka.

“Nuk po shoh asgjë të diskutueshme as në brohoritjet ‘Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’. Asgjë nuk ka kundër shtetit të Malit të Zi. Thjeshtë janë zmadhuar vlerat shqiptare, asgjë tjetër. Me gjithë atë kjo ishte mbrëmje e fitores, euforia ishte e tillë, por absolute asgjë për të lënduar apo ofenduar dike apo vlerat që ka”, ka thënë Zenka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...