Rrëfimi për Adem Jasharin: Iu pati bllokua njëra armë, menjëherë nxori tjetrën dhe na tha këtë porosi

Aktuale

Rrëfimi për Adem Jasharin: Iu pati bllokua njëra armë, menjëherë nxori tjetrën dhe na tha këtë porosi

Më: 7 mars 2019 Në ora: 00:39
Adem Jashari

Bujë të madhe bëri një fotografi e cila u publikua së fundi në rrjetet sociale.

Komandanti legjendar, Adem Jashari shihej në mesin e shumë rapsodëve nën tingujt e muzikës flolklorike.

I pranishëm në këtë natë bashkë me Jasharin e shumë të tjerë ishte edhe Bashkim Jashari, i cili tani jeton në Suedi.

Bashkimi i cili tani jep mësim për muzikë në një shkollë në Suedi, ka dhënë detaje interesante të jetës së Adem Jashari, madje duke shpalosur edhe kujtime dhe momente interesante të vetë Jasharit.

Bashkimi tregon edhe detaje tjera interesante me Adem Jasharin nëpër odat e Drenicës.

“M’kujtohet diku në vitet 80-ta kur e kemi marrë një nuse në fshatin Rrezallë, Ademi ishte ulë afër muzikës dhe na ja nisem me këndu këngën e Zhuj Selmanit, Ademi e nxur revolen nga brezi dhe filloj me gjujtë ndërsa revolja ju blloku e unë e këqyra dhe nisa me buzëqesh, ndërsa papritmas ai e nxerrë revolen tjetër nga brezi dhe fillon me shti në ajër e m’thotë mua se mos me m’punu njana e kam tjetrën me veti, kështu që Ademi gjithmonë ka pasë armë me veti edhe në vitet 80-ta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat