Malta dhe Kosova do të rrisin bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar

Aktuale

Malta dhe Kosova do të rrisin bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar

Më: 7 mars 2019 Në ora: 10:20
Endrit Shala dhe Carmelo Abela

(E plotësuar) -  Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala sot ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Maltës, Carmelo Abela.

Ministri Shala pas takimit tha se me ministrin maltez janë dakorduar që marrëdhëniet e mira në aspektin politik me Maltën të shndërrohen edhe në aspektin ekonomik për të rritur edhe shkëmbimet dhe investimet ndërmjet këtyre dy shteteve.

Po ashtu edhe Abela ka thënë se janë të përkushtuar që të rrisin bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Kosovën.

Ministri Shala pret ministrin e Tregtisë të Maltës

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala po pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Maltës, Carmelo Abela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat