Kosnett me kritika të ashpra për Kosovën: Po vazhdoni të frenoheni nga korrupsioni

Aktuale

Kosnett me kritika të ashpra për Kosovën: Po vazhdoni të frenoheni nga korrupsioni

Më: 14 mars 2019 Në ora: 10:05
Philip Kosnett

Pas raportit të Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut ku përmenden një sërë problemesh me të cilat ballafaqohet Kosova, ka reaguar edhe ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë, Philip Kosnett.

“Një hap përpara që merret me miratimin dhe rishikimin e Kodit Penal. Kosova vazhdon të jetë e rrethuar nga korrupsioni, sulmet ndaj gazetarëve, dëbimi i shtetasve të huaj pa proces të rregullt dhe dhuna ndaj pakicave”, shkroi ai në Twitter.

Raporti i Departamentit të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut për vitin 2018 thekson korrupsionin në strukturat qeveritare, kërcënimet e dhuna ndaj gazetarëve dhe pjesëtarëve të pakicave nga forcat e rendit, si dhe kthimin e personave që përmbushin standardin e refugjatit në vendet e origjinës.

Raporti vuri në dukje edhe një numër problemesh në zbatimin e drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat