Mobilizim për siguri në Kosovë pas sulmit terrorist në Zelandë të Re?

Aktuale

Mobilizim për siguri në Kosovë pas sulmit terrorist në Zelandë të Re?

Më: 15 mars 2019 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Mediat vendore sot raportuan se rasti i sulmit terrorist në një xhami të Zelandës së Re ku mbetën të vdekur 49 persona, ka alarmuar edhe Policinë e Kosovës.

Sipas këtyre raportimeve, Policia e Kosovës është rekomanduar që të rris sigurinë në vendet ku banimi i minoriteteve është më i përqendruar dhe në objektet fetare.

Media ka marrë një përgjigje zyrtare nga Policia, të cilët thonë se këto masa bëhen varësisht nga nevoja dhe vlerësimi për sigurinë në vend.

‘’Policia e Kosovës ne vazhdimësi bën vlerësimin e situatës se sigurisë ne vend, dhe varësisht prej nevojës ndërmerr masa shtese, me qellim te ruajtjes se rendit dhe qetësisë publike ne vend’’, thuhet në përgjigjen e Policisë.

49 njerëz mbetën të vdekur pas sulmeve në xhamitë e qytetit Christchurch në Zelandë të Re, pasi një burrë i armatosur hapi zjarr ndaj myslimanëve gjatë lutjeve të së premtes.

BBC raporton se ky është sulmi më i tmerrshëm në historinë e Zelandës së Re, me kryeministren e vendit, Jacinda Ardern, që e përshkroi rastin si sulm terrorist.

Autoritetet atje morën masa sigurie menjëherë pas sulmeve, me policinë që po patrullon xhamitë në Britani, Sidnej dhe qytete të tjera të mëdha evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat