A është Behgjet Pacolli shqiptari më i pasur në botë, kjo është përgjigja e tij

Aktuale

A është Behgjet Pacolli shqiptari më i pasur në botë, kjo është përgjigja e tij

Më: 15 mars 2019 Në ora: 23:14
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli konsideron që pasuria më e madhe e tij është ajo se është i rrethuar nga miqtë e vërtetë.

Kështu ai është shprehur sonte në emisionin “BlicInterview me Astrit Gashin” kur është pyetur rreth pasurisë së tij dhe nëse ky i fundit është apo jo shqiptari më i pasur në botë.

“Pasuria ime, normalisht Astrit nuk është për t’u nënvlerësuar për arsye se unë kam punuar. Kam punuar shumë në jetë, unë ia kam dedikuar çdo gjë punës, punës e prap në fund të ditës, punës.” – ka thënë Pacolli.

Ai ka treguar se ardhmërinë e tij e ka nisur në shtetin e Zvicrës të cilin e quan si shtet të civilizuar ku njerëzit thotë se punonin strikt në orët që është dashur të punojnë derisa ky shton se për dallim nga ta ka bërë udhëtime me aeroplan për të mbërritur nga një vend i punës në tjetrin por që vë në theks se e gjitha kjo i është shpërblyer.

Pacolli, vlera e pasurisë së të cilit sipas “TheRichest” shkon në 900-milion euro, ndër të tjerash ka treguar se është kompania e tij ajo e cila thotë të ketë një vlerë goxha të madhe komerciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat