A ka plasaritje në koalicion, ja çka po thotë Pacolli – flet edhe për marrëdhëniet mes Haradinajt e Veselit

Aktuale

A ka plasaritje në koalicion, ja çka po thotë Pacolli – flet edhe për marrëdhëniet mes Haradinajt e Veselit

Më: 15 mars 2019 Në ora: 23:21
Behgjet Pacolli

Ministri i MPJ, Behgjet Pacolli nuk po sheh të ketë përkeqësim marrëdhëniesh mes partnerëve të koalicionit qeverisës, e madje thotë se bashkëpunimi bashkë partiak është në nivel.

Këto deklarata ai i ka bërë në “BlicInterview me Astrit Gashin” ku është pyetur rreth asaj se si po qëndrojnë marrëdhëniet mes Veselit e Haradinajt.

Pacolli ka thënë se nuk do të të hyjë në marrëdhëniet mes këtyre dy liderëve por shpreh besimin e tij të plotë se nga aspekti i bashkëpunimit në koalicion, ai është i shëndoshë.

“Sa i përket koalicionit, nuk ka plasaritje në koalicion dhe bashkëpunimi bashkë partiak është në nivel. Sa i përket liderëve, është punë e tyre praktikisht unë nuk kisha dashur të hyjë në marrëdhëniet e z. Kryeministër, Haradinaj dhe z. Kryepalamentarit, Kadri Veselit. Ato janë marrëdhënie mes tyre, mirëpo nga aspekti i bashkëpunimit në koalicion, koalicioni është i shëndoshë, koalicioni është duke funksionuar, dhe këtë e sheh edhe në mbledhjet e Qeverisë, edhe në mbledhjen e detyrimeve qeveritare ditore, por e sheh edhe në punën e Parlamentit.” – ka thënë Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat