Pas punësimeve në PTK, reagon zyrtari i VV-së: Ma zi e ma keq nuk bëhet!

Aktuale

Pas punësimeve në PTK, reagon zyrtari i VV-së: Ma zi e ma keq nuk bëhet!

Nga: N.H Më: 18 mars 2019 Në ora: 21:29
PTK

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kur pushteti shihet si mundësi se si me hy brenda ku të mundësohet përvetësimi, rezultati nuk mund të jetë ndryshe.

Sipas tij, prirja për të kapur e vjedhur çkado shtetërore që të del përpara, është rrënjosur thellë gjatë këtyre 20 viteve.

“Ajo po shpaloset në format më të vrazhda të saj, tani kur Kasta po e sheh se është hera e fundit kur do të qeverisin. Si stadi i fundit, është edhe stadi më brutal. Tani nuk shohim militantë partish të rehatuar, por funksionarë që rehatojnë familjarët: fëmijët, dy a tre, të gjithë, burrin, gruan, dhëndrin, vjehrrin, mbesën, dajën. Këdo nga familja, se pasojat s’kanë rëndësi”, ka shkruar ai.

Ja postimi i tij:

Kur pushteti shihet si mundësi se si me hy brenda ku të mundësohet përvetësimi, rezultati nuk mund të jetë ndryshe. Prirja për të kapur e vjedhur çkado shtetërore që të del përpara, është rrënjosur thellë gjatë këtyre 20 viteve. Ajo po shpaloset në format më të vrazhda të saj, tani kur Kasta po e sheh se është hera e fundit kur do të qeverisin. Si stadi i fundit, është edhe stadi më brutal. Tani nuk shohim militantë partish të rehatuar, por funksionarë që rehatojnë familjarët: fëmijët, dy a tre, të gjithë, burrin, gruan, dhëndrin, vjehrrin, mbesën, dajën. Këdo nga familja, se pasojat s’kanë rëndësi. Ma zi e ma keq nuk bëhet!

Ata edhe mund t’i bëjnë krenarë familjarët e tyre, por le të jenë të sigurt se shumë të lumtur kanë bërë edhe armiqtë e shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat