Tashmë kur edhe zyrtarisht janë shpallur zgjedhjet e brendshme në LDK, zyrtar nga kjo parti kanë nisur pakënaqësitë.
Anëtari i LDK-së në KQZ, Florian Dushi ka reaguar në lidhje me zhvillimet në parti.
Ai ka theksuar se ata që dështuan në zgjedhje, përfituan familjarisht dhe u shërbyen partive tjera.
Reagimi i plotë i Dushit:
Zgjedhjet e brendshme partiake zhvillohen për të nxjerrë në krye të cilësdo strukturë, sidomos në nivelin lokal, njerëz me vlera e vizion dhe me mbështetje të gjerë në elektorat.
Por, kjo nuk arrihet dot pa parime dhe kritere sepse, tendenca e viteve të kaluara po vazhdon.
Ata që dështuan në zgjedhje, por që personalisht dhe familjarisht përfituan, madje edhe duke i shërbyer partive tjera, synojnë që struktura të caktuara të partisë t’i mbajnë peng, qoftë edhe deri në fundosjen e përbashkët dhe definitive!