Mbi 300 shqiptarë nga Lugina e Preshevës me uniformë të Ushtrisë së Kosovës. Interesim i madh i të rinjve për shërbyer në ushtrinë më të re në Evropë

Aktuale

Mbi 300 shqiptarë nga Lugina e Preshevës me uniformë të Ushtrisë së Kosovës. Interesim i madh i të rinjve për shërbyer në ushtrinë më të re në Evropë

Më: 31 mars 2019 Në ora: 22:29
Ushtria e Kosovës

Viti 2019 në Kosovë dhe nder shqiptaret konsiderohet si vit i Armatës se Kosovës (AK), ushtri kjo me e re ne Evropë. Aktualisht Forca e Sigurisë së Kosovës numërojnë 2.500 pjesëtarë aktivë dhe 800 rezervë. Mbi 10 për qind e përbërjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nga komunitetet pakicë, përfshire këtu edhe pjesëtarë të komunitetit serb, boshnjak, rom, kroat e të tjerë. Struktura e ushtrisë se Kosovës sot është jo vetëm multientnike, por edhe multikombëtare, sepse aty shërbejnë edhe pjesëtare, shqiptar jo vetëm nga Kosova por edhe nga Lugina e Preshevës dhe Maqedonia, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë edhe 274 pjesëtare femra, të cilat mbajnë të veshur uniformën dhe përballen me sfidat dhe situatat e veçanta që kërkon misioni i kësaj force. FSK-ja sot mund të krahasohet me ushtritë e të gjitha shteteve të rajonit. Gjeneralët nga FSK thonë se është paraparë që ushtria e Kosovës t’i ketë 8000 pjesëtarë, prej të cilëve 3000 do jene rezervë.

Gjeneral Berisha para gazetarëve botëror: Falë SHBA-ve, Shqiperise, Turqisë dhe vendeve tjera të BE-së sot në Kosovë kemi FSK-në profesionale

Uniforma e Ushtrisë së Kosovës dite e sa vije po zgjon interesim të madh jo vetëm nga të rinjtë nga Kosova ( kupto shqiptarë, serbë, boshnjakë, turq.. e minoritete tjera) por edhe nga shqiptarët përreth Kosovës. Vetëm nga Lugina e Preshevës sot në ushtrinë e Kosovës janë radhitur mbi 300 persona, kryesisht të rinj të moshës 20-30 vjeçare me gjatësi mbi 185 cm deri në 2 metra.

“Ne radhët e ushtrisë së Kosovës, pos komuniteteve janë edhe qindra pjesëtarë tjerë qofte aktiv apo rezerve, pjesëtarë këta nga viset shqiptare të cilët me vite të tera jetojnë dhe veprojnë ne Kosovë apo të dëbuar nga Serbia..” raporton korrespondenti i agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” nga Prishtina duke ju referuar burimeve nga Ministria e Mbrojtjes.

Sipas burimeve te “Presheva jonë” ushtrisë së Kosovës sot u janë bashkangjitur edhe shqiptarët e perëndimit të kthyer viteve të fundit në Kosovë, ushtarë dhe oficerë këta të cilët kanë shërbyer në ushtritë e vendeve të BE-së, Zvicër apo Amerikë me përgatite të lartë profesionale ushtarake.

Interesimin e madh të minoriteteve të Kosovës dhe shqiptarëve jashtë Kosovës për të shërbyer në Ushtrinë e Kosovës e ka konfirmuar ditë me parë edhe Ministri i Forcave të Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës i cili ka pritur në takim një delegacion të gazetarëve ndërkombëtare (Association de la Presse Étrangère en Suisse et au Liechtenstein) prire nga Jean Musy, president i APES, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

“SHBA po jep një kontribut te madh për profesionalizimin e FSK-së. Ne këtë drejtim jemi partnerë dhe kemi bashkëpunim të mirë pos me Amerikën dhe Shqipërinë edhe me Gjermaninë, Zvicrën, Turqin, Britaninë, Italinë dhe vendet tjera botërore,..” ka shtuar ministri Berisha nga takimi me mysafiret nga Gjeneva, gazetare botëror.

Ndryshe mund te thuhet se te rinjte shqiptare nga Lugina e Presheve janë të vetmit shqiptarë në Ballkan të cilët janë “të paaftë” për pushke sepse ata as nuk i kërkon Serbia në shërbim ushtarak dhe as ata vet nuk shkojnë edhe sikur t’i kërkonte dikush, për shkak mosbesimit. Kur është fjala këtu ka pasur shumë ftesa nga autoritetet serbe, drejtuat te rinjve shqiptare për shërbim ushtarak, por ato janë refuzuar.

Serbia, stimulon të rinjtë me rrogë të shërbejnë me uniformë dhe kallashnikovë në Luginë. Por, sipas njoftimeve të agjencisë se lajmeve “Presheva Jonë” nga terreni mësohet se asnjë kandidat shqiptare nuk do te konkurrojnë as me pare as pa pare, për të shërbyer ne ushtrinë serbe. Mospjesëmarrjen e shqiptareve ne ushtrinë serbe ne Presheve shpjegohet si humbje e besimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat