Pacolli takon presidentin e Guinesë Bissau

Aktuale

Pacolli takon presidentin e Guinesë Bissau

Nga: Z.B. Më: 3 prill 2019 Në ora: 09:56
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se, është takuar me presidentin e e Guinesë Bissau, z.Jose Mario Vaz, përcjell “Bota sot”.

Në një postim në Facebook Pacolli ka shkruar se, në këtë takim folëm për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona. Presidentit Vaz i shpreha falenderimet e mëdha të popullit të Kosovës për mbështetjen e tyre në secilën fazë të avansimit të shtetit tonë.

Postimi i plotë:

Në takimin bilateral që zhvillova me presidentin e Guinesë Bissau, z.Jose Mario Vaz, folëm për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona. Presidentit Vaz i shpreha falenderimet e mëdha të popullit të Kosovës për mbështetjen e tyre në secilën fazë të avansimit të shtetit tonë. Republika e Kosovës është e përkushtuar që të vendos dhe thellojë marëdhëniet diplomatike me qdo vend të botës andaj jam shumë i lumtur që ne këtë drejtim jemi në rrugë të drejtë. Propagandat e hedhura nga ndonjë fqinj i Kosovës në kurriz të qëndrimit të shtetit të Guinesë Bissau, nuk ishin fare pjesë e diskutimit me presidentin Vaz, i cili pranoi me dëshirë ftesën për të vizituar Kosovën.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat