Kurz: Qytetarët e Serbisë të jenë të vetëdijshëm se pa përparimin në dialog nuk ka BE

Aktuale

Kurz: Qytetarët e Serbisë të jenë të vetëdijshëm se pa përparimin në dialog nuk ka BE

Më: 3 prill 2019 Në ora: 23:08
Sebastian Kurz

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka thënë se “secila zgjidhje e çështjes së Kosovës duhet të ketë mbështetje të fuqive të mëdha, posaçërisht e anëtarëve të KS të OKB-së, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Ai theksoi se “qytetarët e Serbisë duhet të jenë të vetëdijshëm se pa përparimin e qartë të raporteve të Beogradit me Prishtinën, Serbia nuk do të mund të bashkohet me Bashkimin Evropian.

" Në interesin tonë  është që të jemi në raport partneriteti me ShBA kur është në pyetje Ballkani perëndimor dhe të kemi mbështetjen e tyre në mbështetjen e përparimit në arritjen e zgjidhjes për këtë çështje me rëndësi ", ka thënë Kurz.

" Kemi raporte të mira edhe me Beogradin edhe me Prishtinën dhe po përpiqemi të mbështesim procesin (dialogun) aq sa është e mundur ", tha kancelari austriak.

Kurz theksoi se gjithnjë ka menduar se Serbia e ka vendin në BE sikurse edhe vendet tjera të Ballkanit, duke shtuar se ajo që ndodh në këtë regjion ndikon direkt në Austri.

Për bashkëngjitje në BE është e nevojshme realizimi i reformave, ndonëse në Serbi nën drejtimin e Vuçiq janë realizuar shumë reforma.

Në pyetje lidhur nëse mospajtimet e tij me ministrin e jashtëm serb Daçiq kanë ndikuar në raportet Serbi me Austri, Kurz ka thënë se raportet mes dy vendeve janë të shkëlqyeshme dhe ashtu do të mbeten.

"Kemi takime të rregullta me presidentin Vuçiq dhe kolegen Brnabiç dhe kemi raporte personale të mira edhe me Daçiq, atë e njoh moti dhe jemi takuar kohë më parë edhe në Vjenë ", tha Kurz.

Duke përkujtuar se Austria një nga investuesit kryesor në Serbi dhe deri tash ka investuar mbi 2,3 miliardë euro, Kurz ka thënë se kompanitë austriake janë të interesuara për investime edhe zgjerim të afarizmit në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat