Çfarë do të ndodhë në Berlin, sipas kryeministrit Haradinaj? - Bota Sot
Çfarë do të ndodhë në Berlin, sipas kryeministrit Haradinaj?

Aktuale

Çfarë do të ndodhë në Berlin, sipas kryeministrit Haradinaj?

Më: 17 prill 2019 Në ora: 16:57
Ramush Haradinaj, Angela Merkel

Takimi i gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet më 29 prill në Berlin, ka marrë vëmendje të madhe në Kosovë dhe rajon. Por, cili është skenari i këtij takimi. Rreth kësaj nuk di shumë kryeministri Haradinaj. Por në një prononcim për media kryeministri ka treguar deri diku se edhe çka mund të ndodhë.

Ramush Haradinaj thotë se nuk e di nëse nga ky takim do të zhbllokohet dialogu Kosovë-Serbi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i pyetur për një Draft marrëveshje të mundshme në Samitin e Berlinit, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha se nuk ka informata për një gjë të tillë.

“Nuk kemi informata të tilla, janë disa informata në medie, por nuk kemi informata të tilla dhe nuk e dimë që do të ketë. Si do që të jetë unë nuk jam i mandatuar me negociu marrëveshje me Serbinë sepse Parlamenti ka mandatu delegacionin shtetëror, platformën. Pra nuk e shoh rolin tim si negociues në tavolinë. Përfaqësojmë Kosovën në një Samit të rëndësishëm në Berlin”, tha Haradinaj.

Ndërsa për deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për të ndërmarrë masa më 6 maj, tha se në vend të ultimatumeve vendimmarrësit serbë duhet të ofrojnë një marrëveshje për njohje reciproke mes dy shteteve.

“Nuk po paragjykoj çka do të ndodhë me 6 e pas 6 majit, por ajo që po apeloj të të gjithë vendimmarrësit në Serbi është që në vend të ultimatumeve është t’i kthehemi tavolinës dhe të arrijmë një marrëveshje për njohje reciproke. Është pa që ultimatumet, kërcënimet, nuk japin rezultate të duhura në Ballkan dhe tavolina, marrëveshja mund të na çojë përpara. Udhëheqësit serbë të ulen e ta arrijmë një marrëveshje për njohje reciproke me Kosovën në kufijtë ekzistues”, tha ai.

Ndërsa shtoi se nuk e di nëse ky takim do ta zhbllokojë dialogun.

“Është takim i rëndësishëm, janë vendimmarrësit kryesorë të BE-së. Nuk mund të paragjykoj se çka ndodh me dialogun. Sa u përket parave që Qeveria do të ndajë për rinovimin e Notre Dame, ai e quajti si gjest simbolik në shenjë falënderimi për Francën. Nuk është se na e rinovojmë, por është një gjest. Shqiptarët shquhen për një qasje të tillë, por një shumë simbolike do ta bëjë edhe Kosova. Ju e dini edhe Franca na shëron njerëzit, po thonë Franca është e pastër, por sot në Francë strehohen dhjetëra mijëra qytetarë të Kosovës. Marrin para çdo muaj. Është një gjest, nuk e rinovojmë ne, por ne e bëjmë një gjest si falënderim për ndihmën që na japin”, tha Haradinaj.

Ndryshe, presidenti Thaçi ka shkruar sot në Facebook se ky takim nuk është ftuar për të arritur ndonjë marrëveshje apo plan në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, nuk do të ketë diçka të fshehtë që do të arrihet në këtë takim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...