Çka dihet deri më tani për të kthyerit nga Siria, ku po qëndrojnë ata

Aktuale

Çka dihet deri më tani për të kthyerit nga Siria, ku po qëndrojnë ata

Më: 20 prill 2019 Në ora: 07:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Disa familje që  kishin mbetur të ngujuara në Siri, mbrëmë janë kthyer në Kosovë. Prej Aeroportit këto familje janë dërguar në qendrën e Azikërkuesve që ndodhet në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Media ka mësuar se të kthyerit nga Siria kanë arritur në Kosovë rreth orës 23:00.

Forca të shumta të Policisë së Kosovës kanë rrethuar Aeroportin e Prishtinës, më pas edhe qendrën e azilkërkuesve ku edhe po qëndrojnë të kthyerit nga Siria.

Media ka siguruar listën me disa emra të personave prej tyre që dëshmojnë se ata kanë nisur jetën dhe po jetojnë në këtë zonë rrezikshme.

Në dokumentet e  siguruara nga T7 shihen fletëlëshimet nga spitalet e Sirisë, ku fëmijët kosovar kanë lindur.

Në vitin 2017 këta fëmijë bashkë nënat e tyre kishin tentuar të kthehen në Kosovë, por që sipas burimeve institucionet e Kosovës, nuk i kishin qenë të interesuara për riatdhesimin e tyre.

Ata kishin qëndruar afër një muaj në zonën kufitare të Turqisë me Sirinë dhe më pas janë kthyer në kamp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat