Këta janë të rrezikshmit e Kosovës që luftuan në Siri, tani në prangat e Policisë - Bota Sot
Këta janë të rrezikshmit e Kosovës që luftuan në Siri, tani në prangat e Policisë

Aktuale

Këta janë të rrezikshmit e Kosovës që luftuan në Siri, tani në prangat e Policisë

Më: 20 prill 2019 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Personat e kthyer mbrëmë nga Siria janë vendosur në qendrën e azilantve në Vranidoll, prej 110 personave të kthyer 74 prej tyre janë fëmijë.

Në pranga të Policisë së Kosovës, lajmi.net mëson se janë edhe katër burrat që janë cilësuar të rrëzikshëm për aktivitetin e tyre jashtë Kosovës dhe ata janë: Agon Misini, Arijan Kryeziu, Rexhë Tafaj dhe Visar Qukovci.

Sipas burimeve brenda policisë, thuhet se ata kanë marrë pjesë në konflikte jashtë territorit të Kosovës, gjë që sanksionohet me ligj.

Kujtojmë, që në Siri vazhdon të ketë kosovarë të cilët shteti pretendon t’i kthejë.

Në konferencë të thirrur për media, drejtori i Policisë, Rashit Qalaj konfirmoi se ende nuk kanë arritur t’i kthejnë të gjithë qytetarët ndërsa dha shifra se edhe sa kosovarë ndodhen në Siri.

“Janë 30 luftëtarë 49 gra dhe 8 fëmijë në zonat e konfliktit”, tha Qalaj.Po ashtu në këtë konferencë foli edhe Naser Ramadani- Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...