Akuza ndaj Qeverisë: Po sponsorizon tema fiktive për t’i ikur debatit për dështimet e saj

Aktuale

Akuza ndaj Qeverisë: Po sponsorizon tema fiktive për t’i ikur debatit për dështimet e saj

Nga: A.ZH Më: 20 prill 2019 Në ora: 16:56
Qeveria e Kosovës

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Florian Dushi, ka akuzuar një pjesë të politikanëve në vend për shpikje të temave historike, për të evituar debatin publik mbi dështimet e qeverisë në segmentet kryesore të jetës në Kosovë.

Dushi e ka quajtur “manipulim” këtë debat, duke thënë se ai po sponsorizohet nga Qeveria, përcjell Bota sot.

Reagimi i Dushit:

Një pjesë e politikanëve, për të evituar debatin publik mbi dështimet e qeverisë në segmentet kryesore të jetës në Kosovë, kanë filluar të shpikin tema, kryesisht me përmbajtje historike!

Këtij manipulimi po i kontribuojnë edhe një dorë e politikanëve naiv të cilët, për të siguruar sado pak mbështetje politike brenda partive të tyre, bëhen pjesë e debatit me tema fiktive të cilat sponzorehen nga Qeveria.

Këtë kryesisht e bëjnë ata të cilët, sa për t'i krijuar vetës së tyre hapsirë mediale, flasin lidhje e palidhje, dhe kanë përgjegje pothuajse për secilën temë!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat