Pashkët, Ipeshkvi ka një porosi për mediat: Raportoni edhe për ngjarjet pozitive - Bota Sot
Pashkët, Ipeshkvi ka një porosi për mediat: Raportoni edhe për ngjarjet pozitive

Aktuale

Pashkët, Ipeshkvi ka një porosi për mediat: Raportoni edhe për ngjarjet pozitive

Më: 20 prill 2019 Në ora: 23:19
Ipeshkvi Dodë Gjergji

Ipeshkvi Dodë Gjergji, në rastin e shënimit të Meshës qendrore të Pashkëve, u ka bërë thirrje mediave që të raportojnë edhe për rastet pozitive, pasi që sipas tij, është krijuar një përshtypje së në Kosovë nuk ka të ardhme.

Ai ka thënë se në Kosovë ka shumë burra dhe gra që janë njerëz të ndershëm dhe fisnikë, por sakrifica e tyre nuk po shfaqet nëpër ekranet televizive.

“Në kohën që jetojmë, ne jemi të detyruar që të përballemi me të vërtetat e hidhura që na zhgënjejnë, ose na i zhdukin idealet e dikurshme dhe na e pamundësojnë ta kemi të ardhmen që e kemi dëshiruar dhe që duam ta kemi sot”.

“Kështu që zhgënjehemi nga papërgjegjshmëria e individëve nga shoqëritë civile, partive politike dhe besimeve fetare. E kur iu shtojmë këtyre edhe mediat që shpesh herë shpërndajnë lajmet negative apo të rreme, krijohet një përshtypje e përgjithshme se në vendin tonë nuk ka të ardhme”.

“Është krijuar opinioni se nuk ia vlen të punohet në këtë vend. Në këtë mënyre ne punojmë kundër vetës sonë dhe bëhemi bashkëpjesëmarrës në rrënimin e të ardhmes duke ia vrarë njëri-tjetrit shpresën”.

“Në vendin tonë ka shumë burra dhe gra që janë njerëz të ndershëm dhe fisnikë, këta e mbajnë përgjegjësinë e jetës dhe kryejnë detyrat e tyre në shoqëri. Vërtetë mundin dhe sakrificën e tyre nuk e shohim në ekranet televizive, mirëpo mundi i tyre është i madh”.

“Por duke qenë se mediat nuk merren me këta njerëz, atëherë krijohet përshtypja se në këtë vend nuk ka mbetur asnjë njeri i mirë”.

“Por ne e dimë se në popullin tonë ka shumë më shumë të mira. Çdo njëri prej nesh ka të drejtë të thotë se liria është shndërruar në burim pasurimi për disa, se pasuria publike më shumë vihet në interes të politikës së sa në interes të qytetarëve”.

“Mirëpo duhet të shikojmë përtej kësaj dhe t’i shohim gjeneratat e reja që do ta ndërtojnë shtetin e të nesërmes që do të garantojë barazi për të gjithë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...