Jacques Baudouin: Shkëmbimi i territoreve është problem - Bota Sot
Jacques Baudouin: Shkëmbimi i territoreve është problem

Aktuale

Jacques Baudouin: Shkëmbimi i territoreve është problem

Më: 23 prill 2019 Në ora: 20:43
Pamje nga takimi

Shkrimtari francez Jacques Baudouin ka deklaruar sonte se vendi i tij është kundër ndryshimit të territoreve Kosovë-Serbi, pasi ky do të jetë një problem për vendin dhe Evropën.

Ai gjatë një konference të organizuar nga Ambasada e Francës në Prishtinë në bashkëpunim me Aleancën Franceze dhe Universitetin e Prishtinës ka folur rreth librit të tij “Lindja e një demokracie- Hashim Thaçi dhe rruga drejt Kosovës së pavarur 1987-2008”, libër ky i përkthyer dhe botuar nga shtëpia “Buzuku”.

Baudouin, i cili është edhe njohës i diplomacisë, ka bërë të ditur arsyet që e shtynë të shkruajë librin e tij.

Baudouin: Ja pse e shkrova librin

Video

“Mund të na shtroni pyetjen se pse e keni shkruar librin, gjithsesi kjo është për shkak të zotit Bernard Kouchner. Ka qenë udhëtimi i parë i Kouchner jashtë vendit në kuadër të misionit të tij, faktikisht ka qenë në Kosovës dhe kam qëndruar me të dhe kam dashur të kuptojë se pse ky vend kishte aq shumë emocione kur ka ardhur ai dhe pse ka afërsi me këtë vend. Arsyeja e dytë është më e afërt kur Putin ka thënë në lidhje me Krimenë, do t’ua kthejmë perëndimorëve për atë që na kanë bërë me Kosovën. Përtej politikës dhe strategjisë së zotit Putin dëshiroja të kuptoja se çfarë e motivonte agresivitetin e pushtetit rus. Desha të kuptoja historinë 100-vjeçare të Kosovës dhe lidhjet mes Kosovës dhe Francës datojnë për një kohë shumë të gjatë, por siç e diskutuam mund të ndodhë edhe fakti se Franca edhe sikur vende të tjera kanë pranuar shumë refugjatë gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe kanë mundës uar që të ofrohen lidhje më të forta mes vendeve tona”, tha ai.

Shkrimtari francez ka përmendur edhe rolin e intelektualëve shqiptarë, përfshirë shkrimtarin Ismail Kadare për ngritjen e çështjes së Kosovës në botë, si dhe rolin e shtetit francez në zgjidhjen e këtij problemi.

Baudouin: Forcimi i marrëdhënieve Kosovë-Francë fillon me Zhak Shirak

Video

“Janë disa personalitete që kanë luajtur rol të veçantë njëri prej tyre është ambasadori Ishinger. Ai në mënyrë diskrete ka ndihmuar dhe ka bërë një lidhje mes UÇK-së dhe Shën Elizesë. Edhe personaliteti i dytë presidenti Zhak Shirak, pasi ishte koha e duhur dhe në Rambuje do të mbaheshin takimet e Rambujes. Në fjalimin e tij hyrës ai theksoi përgjegjësinë që kishin dy palët në konflikt ndaj pesë vendeve të Quintit. Nëse mund të flasim për forcimin e marrëdhënieve Kosovë-Francë mund të themi se fillojnë me fjalimin hyrës së presidentit Zhak Shirak”, tha ai.

Baudouin foli edhe rreth idesë për shkëmbimin e territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Baudouin: Shkëmbimi i territoreve është problem për vendin dhe Evropën

Video

“Me presidentin Emmanuel  Macron ka zhvillime më të theksuara pasi që dy herë e ka pritur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të theksuar mbështetjen e Francës për procesin e Brukselit dhe për të diskutuar procesin e ndryshimeve të kufijve. Një personazh tjetër që nuk e përmenda është Iber Vedrin, ish-ministër i Jashtëm dhe është me interes të shikohet ndryshimi i pozitës së tij, duke kërkuar informata, duke lexuar dokumente, kuptohet që Vedrin në fillim ka qenë kundër një autonomie të theksuar të Kosovës. Kjo ishte analiza ime, nën kontroll të ambasadorit gjithsesi, por është gjithsesi konstanta e Francës që të jenë kundër ndryshimit të kufijve dhe sikur të pranohej, të mbështetej pavarësia e Kosovës, kuptohej se do të formohej një vend i pavarur dhe do të kishte ndryshime të kufijve. Shihet se kjo çështje është ende e hapur dhe siç e diskutuam, këto bisedime të dy presidentëve për shkëmbimin e territoreve dhe ndryshimin e kufijve është një problem që është për vendin dhe Evropën”, tha ai.

Baudouin theksoi nevojën që në gjithë Ballkanin të mbretërojë një paqe e qëndrueshme, si rruga e vetme drejt integrimeve evropiane dhe që Beogradi zyrtar të njohë pavarësinë e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...