Zbulohet se çfarë bënte Baton Haxhiu për Serbinë, kur u shpall i vdekur

Aktuale

Zbulohet se çfarë bënte Baton Haxhiu për Serbinë, kur u shpall i vdekur

Nga: D.RR Më: 28 prill 2019 Në ora: 09:48
Baton Haxhiu

Një goditje tjetër për Baton Haxhiun, ka ardhur sërish nga Prof. Dr. Enver Bytyçi, i cili përmes një shkrimi të gjatë autorial, e ka kritikuar ashpër Haxhiun për qasjen e tij karshi shtetit mik të Gjermanisë.

“Gospodin” Batoni e ka quajtur Bytyçi atë, duke thënë ndër tjera se gjatë kohës kur Haxhiu u shpall i vdekur, forcat serbe në Prishtinë po e përcillnin me nderime e respekt të veçantë drejtë Bllatës.

Bytyçi thotë se, alibia e vrasjes së Batonit ishte alibia e heroizimit të tij, me qëllim që ai të bëhej i besueshëm te shqiptarët për të realizuar misione të tilla si ky për ndarjen e Kosovës!

“E ndërkohë ishte radioja gjermane DW që përmes Beogradit përhapi lajmin e rremë se "Baton Haxhiu ishte masakruar" nga forcat serbe në Prishtinë, ndërkohë që gospondin Batonin këto forca po e përcillnin me nderime e respekt të veçantë drejt Bllatës. Alibia e vrasjes së Batonit ishte alibia e heroizimit të tij, me qëllim që ai të bëhej i besueshëm te shqiptarët për të realizuar misione të tilla si ky për ndarjen e Kosovës! Investimi I Beogradit te Batoni fillon nga Stanishiqi i Brezovicës, vazhdon me heroizimin e tij, më pas me monopolet e tregëtisë me Serbinë, madje me ekskluzivitet edhe në Shqipërinë e Edi Ramës dhe mbyllet me angazhimin vetmohues të tij bashkë me Hashimin e Edvinin për shkatërrimin e shtetit e të tërësisë territoriale të Kosoëvs!
Në këtë kuptim dëshprimi i gospondin Batonit është i justifikuar. Ai mendon se më shumë vlen pasuria, emri e lavdia e tij, si dhe e Hashimit dhe Edi Ramës, sesa territori i Kosovës, shteti i Kosovës, gjaku i dëshmorëve që ranë për çlirimin e saj dhe investimi i SHBA-ve, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe vendeve të NATO-s për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës! Gospondin Batoni është i dëshpruar, sepse shefat e tij në Tiranë, Beograd e Prishtinë nuk po kanë më shans të "marrin çmimin Nobel për Paqe" dhe ai vetë nuk po ka më shans të shenjtërohet nga Patriarkana serbe për shërbimet që ai ia bën Serbisë. Shkatërrimin e shtetësisë dhe tërësisë territoriale të Kosovës ata e shohin si mundësi për honorare të tilla! Ndaj janë të dëshpruar dhe armiqësuar me Gjermaninë, kancelaren Merkel dhe Samitin e Berlinit!”, ka shkruar ndër tjera Bytyçi.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat