Thaçi e quan mashtrim kriterin e fundit përliberalizim

Aktuale

Thaçi e quan mashtrim kriterin e fundit përliberalizim

Më: 1 maj 2019 Në ora: 11:58
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar edhe një herë se nuk do të ketë asnjë Asociacion, ashtu siç pretendon Serbia, e as dialog të kushtëzuar.

Pas kthimit nga Samiti i Berlinit ai ka treguar edhe njëherë se çfarë u prezantua në këtë samit.

Presidenti ka përsëritur se  nuk do të lejojnë kushtëzim të dialogut, ndërsa ka kritikuar rolin e faktorit ndërkombëtar, sepse sipas tij këta të fundit nuk kanë treguar unitet dhe përkrahje  unike në përkrahje për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

“Kushtëzimi i  dialogut nuk mund të ndodh nga asnjëra anë. Ka një situatë tepër paradoksale, BE  ka hequr vizat për Bosnjën ndërsa jo për Kosovën. Realiteti i  sotëm dëshmon që kriteri i fundit që është thënë për liberalizim ka qenë një mashtrim e asgjë më tepër”, tha Thaçi.

Ai prapë e tha se vendosja e taksës ka qenë një vendim i domosdoshëm dhe legjitim, dhe si i tillë duhet të mbetet në fuqi.

Ndërsa tha se kanë pasur qëndrime të qarta për taksën në këtë samit. Ai i quajti imjorantë të padijshëm ata që janë kundër demarkimit të kufijve dhe që përmendin një gjë të tillë.

Presidenti e quajti guxim të lartë qytetar, rrëfimin e Vasfije Krasniqi-Goodman në Kongresin Amerikan, gjatë ditës së djeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat