A do të ketë aktakuza të reja, përgjigjen nga Gjykata Speciale?

Aktuale

A do të ketë aktakuza të reja, përgjigjen nga Gjykata Speciale?

Nga: H.O. Më: 1 maj 2019 Në ora: 22:18
Gjykata Speciale

Gjykata Speciale deri më tani ka ngritur disa aktakuza ndaj personave të caktuar në Kosovë. Intervistimet pë rata persona kanë përfunduar, ndërsa tani kjo gjykatë nuk ka treguar nëse do të ketë aktakuza të reja, në një kohë të afërt.

Të kontaktuar nga “Bota sot”, zyrtar nga Gjykata Speciale thonë se për shkak të arsyeve ligjore dhe etike nuk mund të jap informacione rreth hetimeve dhe akuzave të ardhshme.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk jep informacion rreth statusit te hetimeve te saj ose rreth akuzave te mundshme te ardhshme. Kjo për arsye ligjore, profesionale dhe etike. ZPS-ja vazhdon te hetojë krime të rënda ndërkufitare e ndërkombëtare, duke përfshirë këtu krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, siç përkufizohet nga ligji zakonor ndërkombëtar dhe siç shprehet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, thotë Chris Bennett zyrtar nga Prokuroria Speciale.

Ai thotë më tutje se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka për synim të sjellë para përgjegjësisë inidividët që kanë lidhje me krimet të përfshira në mandatin e saj.

“Ndër të tjera, ZPS-ja gëzon autoritetin që të kërkojë paraqitjen e të dyshuarve, viktimave e dëshmitarëve e t’i marrë në pyetje; të mbledhë informacion e prova e t’i shqyrtojë ato; si dhe të marrë vendime rreth ftesave, vazhdimsisë ose përfundimit të procedimeve penale. Ajo synon të sjellë para përgjegjësisë që kanë individë të caktuar në lidhje me krimet e përfshira në mandatin e saj”, thuhet në përgjigjen për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat