Kretari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se ka vizituar fshatin Studime të Vushtrrisë , përcjell “Bota sot”.
Veseli ka thënë se nuk është vetëm masakra e Studimes, janë kryer 186 masakra në tërë Republikën e Kosovës. Janë 186 krime.
“Do të thotë, kemi të bëjmë me një krim, me një gjenocid të cilin e ka kryer shteti i Serbisë, me organizimin e vet ushtarak, policor e paramilitar, të kontrolluara plotësisht nga kreu i Beogradit”, ka shkruar Veseli në Facebook
Postimi i plotë:
Sot erdhi radha e Studimes. Nuk është vetëm masakra e Studimes. Janë kryer 186 masakra në tërë Republikën e Kosovës. Janë 186 krime. Janë varrosur e rivarrosur. Një pjesë e tyre ende nuk e dimë ku janë. Do të thotë, kemi të bëjmë me një krim, me një gjenocid të cilin e ka kryer shteti i Serbisë, me organizimin e vet ushtarak, policor e paramilitar, të kontrolluara plotësisht nga kreu i Beogradit. Ne nuk duam hakmarrje, nuk duam revansh, nuk duam konflikt, nuk duam luftë, jo vetëm me Serbinë, por me askë. Duam paqe, por duam edhe shpagim në bazë të drejtësisë ndërkombëtare.