Doktori i LDK-së tregon ankesën që një 106 vjeçarje ia bëri sot!

Aktuale

Doktori i LDK-së tregon ankesën që një 106 vjeçarje ia bëri sot!

Më: 4 maj 2019 Në ora: 19:45
Haxhi Avdyli dhe e moshuara

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli që me profesion është doktor në spitalin e Prizrenit, ka rrëfyer një histori interesante me një paciente të moshuar.

Ani pse e shtyër në moshë, pacientja 106 vjeçare që u kontrollua për herë të dytë tek Avdyli, ankesë të vetme kishte mungesën e nevojshme të forcës për ta vendosur shaminë në kokë.

Kështu bëri të vet deputeti i LDK-së, duke publikuar edhe fotografi me pacienten nga Opoja.

“E lindur në vitin 1913, diku në Opojë ,tani 106 vjeqe. Vizita e dytë mjekësore te unë, për shkak disa ankesave në krahun e djathtë, spo mundet ta lidhë lirshëm shaminë”, ka shkruar Avdyli në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat