Këto janë ngjarjet e ditës sot në Kosovë.
10:00
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri viziton shkollën “Selami Hallaqi”, në hapjen e garës së diturisë. (Shkolla “Selami Hallaqi”, Gjilan)
11:00
Komuna e Rahovecit organizon tryezën shkencore “Roli i festivalit të folklorit ‘Anadrinia Jehon’ në ruajtjen dhe kultivimin e traditave kombëtare shqiptare”. (Kuvendi Komunal, Rahovec)
12:30
Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon me garën e parë në disiplinën malore. (Prevallë)
13:00
Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së mban mbledhjen e rregullt, nën kryesimin e kryetarit Isa Mustafa. (Selia e LDK-së, te Qafa)
16:00
Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim kongresistin amerikan, Ed Case. (Ndërtesa e Qeverisë)
17:00
Komuna e Obliqit mban takim me banorët e fshatrave Hade dhe Shipitullë.