Mustafa: Veseli po tenton t’i mbulojë dështimet, Tribunali s’themelohet nga Kosova

Aktuale

Mustafa: Veseli po tenton t’i mbulojë dështimet, Tribunali s’themelohet nga Kosova

Më: 11 maj 2019 Në ora: 13:40

(E plotësuar) - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është shprehur i bindur që partia që ai drejton është e para me besimin më të madh të qytetarëve dhe e vetmja që do t’i ofronte atyre zgjidhje për gjitha problemet. Për të arritur në krye të institucioneve, ai tha se janë duke punuar çdo ditë që të rrëzojnë Qeverinë Haradinaj.

I pari i LDK-së foli dhe për iniciativën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për themelimin e një Tribunali për krimet serbe në ndodhura në Kosovë. Mustafa tha se kjo po bëhet si mënyrë për t’i mbuluar dështimet në këtë kohë kur në Kosovë nuk po funksionon asgjë.

Sipas tij, Tribunalin nuk mund të themelojë Kosova, pasi duhet të jenë instanca tjera ndërkombëtare. Përkundër kësaj, ai bëri të ditur se e përkrahin çdo iniciativë që i qet në tavolinën e përgjegjësisë kriminelët për krimet që i kanë bërë në Kosovë.

Mustafa: Duket si iniciativë politike për  të krijuar një mbulesë ku s’po funksionon asgjë

“Tribunalin nuk mundet të themeloj Kosova, nëse është Tribunal ndërkombëtar dihet se mund të themelojnë Kombet e Bashkuara, Këshilli i Sigurimit dhe me atë në bashkëpunim me institucionet e BE-së sepse ne jemi në Evropë. Këto iniciativa është dashur të nxiten më herët të  iniciohen dhe nga kryetari i Kuvendit dhe të tjerët. Mua më duken më tepër vetëm si iniciativa politike në mënyrë që krijohet një mbulesë për këtë periudhë që nuk po funksionon asgjë në Kosovë.  Ne gjithmonë i përkrahim çdo iniciativë i cili i qet në tavolinën e përgjegjësisë kriminelët për krimet që i kanë bërë”, tha Mustafa.

Duke folur për Kuvendin e Kosovës, Mustafa tha se ai është tërësisht jofunksional dhe për këtë janë duke punuar vazhdimisht me dy partitë opozitare për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.

Për të arritur këtë, ai u shpreh se nëse iu jepet mundësia do t’i shfrytëzojnë votat dhe të Listës Serbe.

Mustafa: Po bëjmë përpjekje çdo ditë që të rrëzojmë Qeverinë

“Jemi duke bërë përpjekje të kordinojmë çështjen me Vetëvendosjen e bëjmë dhe me Partinë Socialdemokrate që të arrijmë t’i kemi votat e nevojshme për të shpallur mosbesimin ndaj Qeverisë, ose ndaj koalicionit ekzistues. Këto vota akoma nuk kemi arritur që t’i bëjmë. Por ju siguroj mos të them që çdo ditë, çdo javë jemi në përpjekje që atë të bëjmë. Na nevojitet dhe dikush nga pozita që të na bashkëngjitet t’i kemi ato vota. Ju e dini që ka pasur rezerva dhe në LDK, por dhe në disa parti opozitare që kjo të bëhet me votat e Listës Serbe. Me Listën Serbe është rrëzuar Qeveria ime dhe kanë qenë faktor shumë i rëndësishëm, atëherë askush nuk e ka hapur problemin pse kanë bashkëpunuar me të”, deklaroi kryetari Mustafa

Ish kryeministri iu dha zgjidhje qytetarëve, sipas tij, për t’i zgjidhur gjitha problemet jetike për Kosovën duhet LDK-ja në qeverisje.

Për këtë arsye, ai tha se LDK-ja është partia e parë me besimin më të madh të qytetarëve.

Mustafa: LDK-ja është parti e parë me besimin më të madh të qytetarëve

“Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e parë me besimin më të madh të qytetarëve të Republikës së Kosovës, jo vetëm në pikëpamje të rangimit të saj. Por dhe në pikëpamje të besimit se LDK-ja i zgjidh problemet jetike të qytetarëve të Republikës së Kosovës siç janë ato të zhvillimit ekonomik, të papunësisë të integrimeve Evropiane dhe EuroAntlantike, luftës kundër krimit dhe korrupsionit, pastaj problemet që i kemi në arsim dhe shëndetësi dhe çështje tjera zhvillimore që i kemi”, tha Mustafa.

Kurse për zgjedhjet brenda partisë, Mustafa u shpreh se nuk kanë qenë pjesë e diskutimeve.

Gjitha këto komente kryetari i LDK-së i bëri pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm ku janë diskutuar dhe shqyrtuar raporti i punës katër vjeçar dhe ai financiar.

***

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se ideja e Kadri Veselit për të themeluar një Trubunal Ndërkombëtar për dënimin e krimeve të luftës është përpjekje e Shefit të PDK’së për t’i mbuluar dështimet e Qeverisë.

Ai ka thënë se Kosova s’ka fuqi të themelojë një mekanizëm të tillë të drejtësisë meqë kjo është kompetencë e institucioneve ndërkombëtare. “Tribunalin s’mund ta themelojë Kosova. Mund ta themelojnë Kombet e Bashkuara, Këshilli i Sigurimit ose BE’ja”, ka thënë Mustafa, në një konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së.

Megjithëkëtë, ai ka thënë se LDK do të përkrahë çfarëdo nisme që nxjerr para drejtësisë kriminelët serbë që kanë kryer krime në Kosovë. Mustafa ka thënë se Veseli po mundohet të mbulojë mosfunksionimin e institucioneve me themelimin e një Tribunali.

“Këto iniciativa është dashur të nxiten më herët. Më duken më tepër si mbulesë se s’po funksionon asgjë në Kosovë”, ka thënë ai.

Shefi i Partisë më të madhe opozitare ka thënë se edhe Parlamenti i Kosovës po dështon t’i kryejë punët shkaku i koalicionit aktual qeverisës. Për këtë arsye, ai ka thënë se po punojnë me Vetëvendosjen dhe PSD’në për ta rrëzuar Qeverinë e koalicionit PDK-AAK.

“Kuvendi s’po funksionon. Kanë mbetur shumë çështje të para një viti, shumë të tjera s’po mund të hyjnë në procedurë. Jemi duke bërë përpjekje të korrdinohemi me VV’në, e bëjmë edhe me PSD’në për të shpallur mosbesimin ndaj Qeverisë ekzistuese. Nuk kemi arritur ende t’i bëjmë këto vota. Na nevojitet edhe dikush nga pozita të na bashkëngjitet”, ka thënë Mustafa.

Edhe në këtë takim, Mustafa s’ka treguar nëse do t’i hyjë garës sërish për Shef të partisë. Vetëm ka thënë se gjithçka do të jetë transparente. “Kandidimi bëhet në Kuvendin e LDK’së. Do të jetë transparent para mediave dhe publikut”, ka shtuar ai. “Do të thotë nuk është diskutuar për atë”, është përgjigjur Mustafa kur i është përsëritur pyetja e njëjtë nëse do të jetë kandidat për Shef të LDK’së.

Mustafa: Po punojmë për rrëzimin e qeverisë Haradinaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është shprehur i bindur se partia që ai drejton është e vetmja që ka potencial për t’i zgjidhur problemet e akomuluara në Kosovë. Ndërsa bëri të ditur se janë duke punuar çdo ditë për t’i bërë votat për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.

Kurse për zgjedhjet brenda partisë, ai tha se nuk kanë qenë pjesë e diskutimeve.

“E kemi thënë disa herë që Kuvendi nuk është funksional. Po bëjmë përpjekje që të arrijmë t’i kemi votat e nevojshme për të rrëzuar qeverinë. Po bëjmë çdo ditë përpjekje për të rrëzuar qeverinë”, tha ai.

Për iniciativën e kryeparlamentarit Kadri Veseli për themelimin e një Tribunali për krimet serbe në ndodhura në Kosovë, Mustafa tha se kjo po bëhet si mënyrë për t’i mbuluar dështimet, por megjithatë ai bëri të ditur se e përkrahin.

“Vlerësimi i përgjithshëm që doli këtu është se LDK është parti e parë dhe që kjo parti ka potencial të zgjedhë gjitha problemet në Kosovë. Kemi marrë miratimin edhe për raportin financiar në mënyrë shumë analitike dhe u vlerësua se kemi pasur një disiplinë të mirëfilltë gjatë këtyre viteve”, tha ai.

Këto komente, Mustafa i bëri pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie

Drejtpërdrejt nga konferenca e Isa Mustafës

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka mbajtur mbledhjen e rregullt. Ndërsa, tash kryetari i këtij subjekti politik, Isa Mustafa po mban konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat