Thaçi dhe Vuçiq u takuan në Shkup, kështu u përshëndeten

Aktuale

Thaçi dhe Vuçiq u takuan në Shkup, kështu u përshëndeten

Më: 12 maj 2019 Në ora: 13:28
Hashim Thaçi ka marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Republikës së Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski

(E plotësuar) - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Republikës së Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski.

Thaçi pasi e ka uruar për detyrën e re presidentin Pendarovski, e ka ftuar atë që të punojnë së bashku për thellimin e bashkëpunimit rajonal.

“Presidentit të zgjedhur të Maqedonisë Veriore dhe qytetarëve të Maqedonisë Veriore ua uroj marrjen e detyrës së presidentit edhe formalisht. Mirëpres bashkëpunimin drejt integrimit euroatlantik të vendeve tona”, u shpreh presidenti Thaçi.

Image

Thaçi e ka ftuar presidentin e ri Pendarovski për vizitë zyrtare në Kosovë.

Në ceremoninë e inaugurimit, presidenti Thaçi takoi edhe presidentin Ilir Meta të Shqipërisë, presidentin Rumen Radev të Bullgarisë, presidentin Aleksandar Vuçiq të Serbisë dhe zyrtarë të lartë të shteteve tjera që morën pjesë në pritjen e organizuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë Veriore. Në të gjitha këto takime u theksua nevoja për marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim ndërfqinjësor për të përshpejtuar integrimin e tërë rajonit në Bashkimin Evropian.

Image

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, janë takuar sot në Shkup me njëri-tjetrin.

Takimi i tyre ka ndodhur gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri të Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski.

Ky takim i tyre mësohet se ishte joformal dhe përshëndetja mes tyre ka ndodhur vetëm si mirësjellje diplomatike.

Në ceremoninë e betimit të Pendarovskit para Kuvendit po marrin pjesë edhe nga homologët e tij Ilir Meta nga Shqipëria, Rumen Radev nga Bullgaria, zëvendëskryeministri i Turqisë, delegacioni i Sllovenisë dhe kori diplomatik në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat