Sherifi me fjalë kineze për Telekomin

Aktuale

Sherifi me fjalë kineze për Telekomin

Më: 14 maj 2019 Në ora: 12:44
Bilall Sherifi

Shefi i grupit parlamentar të NISMA-s, Bilall Sherifi në seancën e sotme plenare ku po diskutohet për Telekomin tha se veçse të gjithë e kanë pritur fundin e njëjtë për Telekomin e Kosovës. 

Gjendjen e kësaj kompanie, ai e krahasoi me një dënim kinez.

“Është një dënim i vjetër kinez me vdekje, që quhet vdekja me njëmijë prerja. I dënuari ekspozohet në publik dhe për çdo ditë i bëhet nga një prerje. Andaj a ka qenë më e rrezikshme prerja e quajtur Devolli, a Cactuas a punësim? Nëse ndalemi te historia se si erdhi Telekomi në këtë shkallë, ne do të mbesim duke vajtuar dhe duke u përplasur me njëri tjetrin se cila ishte me vdekjeprurëse”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat