‘Godet’ Vlora Çitaku: Flora Brovina u përdor

Aktuale

‘Godet’ Vlora Çitaku: Flora Brovina u përdor

Nga: N.H Më: 17 maj 2019 Në ora: 20:02
Vlora Çitaku

Edhe ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Citaku, ka reaguar pas publikimit të një fotografi dje nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina,  e cila tronditi gjithë opinionin në Kosovë e më gjerë.

Brovina prezantoi atë që e cilësoi dëshmi fotografike të përdhunimit të një gruaje kosovare në kohë të luftës, nga ushtarët serbë, në sytë e familjes së saj.

Citaku në një status në Facebook ka thënë se është e tronditur deri në palcë. Ambasadorja u ka kërkuar edhe falje viktimave dhe të mbijetuarave të dhunës seksuale 20 vite pas luftës.

“Jam e tronditur deri në palcë, dhe personalisht ju kërkoj falje, që lejuam që një kauzë kaq tē dhimbshme ta degradojmë në këtë mënyrë. Turpi bie mbi ne”, ka shkruar Citaku.

Ja postimi i plotë i Çitakut në Facebook:

Asgjë nuk na shfajson për dhimbjen që ua shkaktuam mijëra viktimave dhe të mbijetuarave të dhunës seksuale 20 vite pas luftës.

Jam e tronditur deri në palcë, dhe personalisht ju kërkoj falje, që lejuam që një kauzë kaq tē dhimbshme ta degradojmë në këtë mënyrë.

Turpi bie mbi ne.

Shpresoj që organet e rendit do ta hetojnë këtë rast deri në fund.

Shpresoj që akterët e përfshirë të nxjerrin mësimet nga ngjarjet e djeshme. Mos t’i përdorim heroinat tona për protagonizëm politik. Tendeca të protagonizmit dhe ngritjes së profilit përmes dhimbjes dhe plagëve të të mbijetuarave të dhunës ka pasë edhe më herët. Ta ndalim këtë qasje dhe të zotohemi të sjellim drejtësi për të gjithë ata që paguan lartë çmimin e lirisë që gëzojmë sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat