Shkumbin Demaliaj e quan Avdullah Hotin kriminel

Aktuale

Shkumbin Demaliaj e quan Avdullah Hotin kriminel

Më: 20 maj 2019 Në ora: 14:33
Shkumbin Demaliaj

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka shpërthyer me akuza të rënda ndaj deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili sot tha se Ramush Haradinaj po qeverisë me një bandë kriminale

Demaliajaj tha se nuk u duhen fare votat e LDK’Së, sepse siç tha ai, po shihet haptas se e kanë vetëm për pushtet, e jo për të punuar për shtetin.

“Lidhja e tyre me LDK-në po na befason shumë. Ku janë 63 kallëzime penale z. Kurti dhe z. Konjufca që ia keni bërë Isa Mustafës për qeverisjen lokale. A ju keni shku deri në fund apo keni gënjy? Në atë pushtet ka marrë pjesë edhe z. Hoti, është pjesë e atij kriminaliteti financiar që ka ndodhë nëse ato padi kanë qenë të vërteta. Sot marramendësisht çohet Avdullah Hoti dhe e quan kryeministrin bandë kriminale, kriminel është vetë Avdullah Hoti. Çka ka bo për Kosovën. Ku mundesh me i thanë një kryeministri bandë kriminale”, tha Demaliaj.

Hoti sot ka deklaruar se kryeministri Haradinaj po qeverisë në emër të PAN-it i mbështetur nga bandat kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat