Haradinaj tregon se a është takuar me kryespiunin e Serbisë

Aktuale

Haradinaj tregon se a është takuar me kryespiunin e Serbisë

Më: 23 maj 2019 Në ora: 20:20
Ramush Haradinaj, Bratislav Gasic

Ditëve të fundit po raportohet se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradianj, është takuar me Shefin e Intelegjencës së Serbisë, Bratislav Gasic.

Sidoqoftë, kryeministri ka mohuar ta ketë takuar ndonjëherë kryespiunin serb.

“S’e kam taku shefin e BIA-s. Kam dëgjuar kush është, ndoshta tjetër kush di më shumë. Unë nuk di çka të them për atë. Zakonisht i takoj ata të Kosovës, të Amerikës, këta që i kemi miq, jo të tjerët. Këta njerëz nuk më ka ra t’i takoj”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media.

Kujtojmë se Gasic ka vizituar Kosovës në muajin janar të vitit që lam pas.

Ai ishte pjesë e delegacionit të Aleksadër Vuçiq, ndërsa Policia nuk ka pasur dijeni se Gashiq kishte leje për të qëndruar në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat