Në ditën e katërt të marrjes së detyrës së Nuncit, Monsinior Jean -Marie Speich, vizitoi MPJ

Aktuale

Në ditën e katërt të marrjes së detyrës së Nuncit, Monsinior Jean -Marie Speich, vizitoi MPJ

Nga: Z.B Më: 24 maj 2019 Në ora: 20:22
Pamje nga takimi

Zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, nga AAK, ka bërë të ditur se sot gjatë ditës ka pritur Monsinior Jean -Marie Speich, i cili në ditën e katërt të marrjes së detyrës së Nuncit, ka vizituar Ministrinë e Punëve të Jashtme, përcjell “Bota sot”.

Berisha këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se kanë prekur aspektin historik dhe martirizimin e popullit të Kosovës

“Delegati Apostolik për Kosovë, ofroi mesazhe pozitive për relacionet e deritanishme duke paralajmëruar avansim të mëtejmë”.

Postimi i plotë:

Në ditën e katërt të marrjes së detyrës së Nuncit, Ekselenca e Tij, Monsinior Jean -Marie Speich, vizitoi Ministrinë e Jashtme, ku u prit nga zëvendësministri Anton Berisha dhe Drejtori i Përgjithshëm Albert Prenkaj.
Duke e prekur aspektin historik dhe martirizimin e popullit të Kosovës, Delegati Apostolik për Kosovë, ofroi mesazhe pozitive për relacionet e deritanishme duke paralajmëruar avansim të mëtejmë.
Ardhja e tij është sinjal pozitiv në vazhdën e relacioneve në mes dy vendeve tona.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat