Detaje të reja nga Zubin Potoku, çfarë po ndodhë atje? Dëgjohen krisma, situata alarmante

Aktuale

Detaje të reja nga Zubin Potoku, çfarë po ndodhë atje? Dëgjohen krisma, situata alarmante

Nga: N.Sh Më: 28 maj 2019 Në ora: 09:01
Policia e Kosovës

Sot një aksion i Policisë së Kosovës ka rezultuar me shumë të arrestuar në veri të Kosovës.

Burimet e gazetës “Bota sot” nga Mitrovica, thotë se në Zubin Potok situata është shumë e alarmuar sesa në pjesën tjetër të veriut.

Në këtë qytet të Kosovës, thuhet se janë arrestuar rreth 10 persona, të cilët janë përfshi në afera korruptive, krim të organizuar dhe korrupsion.

“Krisma e zhurma të mëdha po dëgjohen nga Zubin Potoku”, thotë burimi i gazetës.

Ndërsa, presidenti serb sipas burimeve, ka kërkuar nga ushtria dhe policia e Serbisë që të jenë të gatshëm për një aksion kundër forcave shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat