Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj, ka reaguar pas aksionit të Njësisë Speciale në veri.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se vëzhgimi ndaj personave që janë arrestuar ka zgjatur disa muaj dhe tani ata janë para drejtësisë, përcjell Bota sot.
“MPB është e vendosur t’i godasë individët dhe grupet kriminale pa përjashtim kudo e kushdoqofshin ata”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Rrjetet kriminale në pranga
Pas një vëzhgjmi disa mujor mbi aktivitetet e kontrabandës me mallra nga kontrabandistët të cilët përmes korruptimitit tē përsonave zyrtarë nga Dogana dhe Policia Doganore . Dje dhe u zhvillua operacioni dhe u bë arrestimi i kontrabanduesve dhe bashkëpuntotve të tyre.
Kêta përsona tani janë para drejtësisë.
MPB është e vendosur ti godasë individët dhe grupet kriminale pa përjashtim kudo e kushdoqofshin ata
Operacione të tilla do të ketē edhe në tē ardhem deri në respektimin e plotē tē Ligjit dhe Rendit Kushtetues.
Përgëzoj Policinë e Kosovës pēr punën shumë profesionale gjatë opercionit.