Stoltenberg: Serbia dhe Kosova të marrin shembull Marrëveshjen e Prespës

Aktuale

Stoltenberg: Serbia dhe Kosova të marrin shembull Marrëveshjen e Prespës

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 14:39
Jens Stoltenberg

Kosova dhe Serbia duhet të marrin si shembull Marrëveshjen historike të Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, por jo për të harruar të shkuarën, por për të shkuar përpara ashtu siç po shkon Maqedonia e Veriut dhe le të mbetet ky shembull si një model për vendet e tjera për të ecur përpara.

Kështu deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të mediave se sa të sigurta janë vendet e Ballkanit që nuk bëjnë pjesë në NATO, si për shembull rasti i Kosovës.

“NATO-ja është prezent në Kosovë nëpërmjet misionit të KFOR-it dhe se NATO-ja është aty për të dhënë garanci, paqe dhe mbrojtje për të gjitha komunitetet në Kosovë, po ashtu edhe të serbëve atje”, tha ai.

Stoltenberg theksoi se Kosova ka nevojë më shumë për një zgjidhje politike mes saj dhe Serbisë, dhe një mbështetje që dialogu të fillojë sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat