Haxhiu: Projektligji për financimin e partive politike antikushtetues

Aktuale

Haxhiu: Projektligji për financimin e partive politike antikushtetues

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 13:53
Komisioni për Legjislacion dhe Mandate

(E plotësuar) - Komisioni parlamentar për Legjislacion ka shqyrtuar Raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin e ligjit për financimin e subjekteve politike, por i cili nuk mori mbështetjen e anëtarëve të këtij Komisioni.

aKryetarja e Komisionit Albulena Haxhiu tha se raporti bie ndesh me Agjendën për Reforma Evropiane, por mbi të gjitha ka edhe shumë nene të Kushtetutës, të cilat shkelen me këtë raport.

Haxhiu tha se për këtë arsye nuk do ta mbështetë ndryshimin e ligjit për financimin e subjekteve politike.

Haxhiu: Projektligji cenon sigurinë juridike dhe është mjaft i dëmshëm

“Unë kam shumë vërejtje sa i përket këtij raporti, madje i përkrahu plotësisht edhe qëndrimet e organizatave dhe shoqërisë civile, të cilat duhet me i falënderu për punën e madhe që e kanë bërë gjatë këtyre ditëve dhe që kërkojnë me insistim që të tërhiqet qeveria nga ky draft. Ajo që po  më çudit më shumë është qëndrimi i Komisionit për Integrime, sepse pjesa dërmuese e këtij raporti bie ndesh me agjendën për reforma evropiane. Komisioni për Integrime ka për detyrë që të vlerësojë  në qoftë se raportet për projektligje bien ndesh me agjendën për reforma evropiane, dhe siç e keni parë këtu ka një regres si në transparencë, në llogaridhënie të financave të subjekteve politike, por mbi të gjitha ka edhe shumë nene të Kushtetutës, të cilat shkelen me këtë raport dhe me nenin 6 të projektligjit aktual, ku shkelet parimi themelor i shtetit të së drejtës që është siguria juridike. Për këto arsye dhe shumë të tjera unë nuk do ta mbështes një projektligj të tillë”, tha Haxhiu.

Në lidhje me këtë qëndrim të deputetes Haxhiu ka reaguar kolegia e saj nga PDK  Xhevahire Izmaku, e cila tha se ka kaluar afati kohor për shqyrtimin e këtij raporti.

Ajo shtoi se votimi i sotëm është i parëndësishëm derisa projektligji është dërguar për diskutim në Kuvend nga Komisioni për Buxhet dhe ai për Integrime Evropiane.

Izmaku: Votimi i sotëm s’ka rëndësi fare

“Cili është efekti i punës sonë? Nëse ka shkuar (projektligji) në Kuvend, dhe me gjithë këto vërejtje a nuk kishte qenë një alarm për juve si kryetare(Albulena Haxhiu) me na ftuar si anëtare të komisionit dhe me diskutuar. Nëse ne sot diskutojmë që s’ka hiq relevancë vota jonë, sepse ka shkuar në kuvend, fakti është se ne i kemi kaluar afatet ligjor dhe nuk është dashur që komisionet e tjera me i dhënë vendim para jush... Është akuzë e rëndë me bërë ndaj Komisionit për Integrime se ka shkelur mbi këto parime, e ka kaluar edhe Komisioni për Buxhet”, theksoi Izmaku.

Për këtë, deputetja Haxhiu ka pranuar se kanë kaluar afatet kohore, por tha se dy herë kanë qenë anëtarët e  ftuar në mbledhje të Komisionit me këtë pikë të rendit të ditës, por siç tha ajo: “Një herë e keni bojkotuar, dhe kam qenë vetëm unë, Korabi(Sejdiu) dhe Samiu(Kurteshi) në atë takim të komisionit që ka qenë brenda afatit”. Ndërsa, herën e dytë, sipas saj, është anuluar mbledhja për shkak të seancës për Dubravën.

Ndërsa, Frashër Krasniqi nga PSD-ja duke iu referuar mendimit të deputetes Albulena Haxhiu, tha se Gjykata Kushtetuese të vendosë me vendimin e saj.

Ai tha se nuk beson që ka problem as në aspektin e integrimit, por as në ndonjë cenim juridik.

Krasniqi: Nuk mendoj që ka shkelje të agjendës evropiane e as të Kushtetutës

“Ka shumë spekulime në lidhje me shkeljet e supozuara që vijnë nga ky ligj, sepse nuk mendoj se ka shkelje as të agjendës integruese evropiane, e as të ligjit dhe Kushtetutës. Si do qoftë mendoj që gjithçka do të sqarohet në lidhje me këtë ligj pasi të kemi një mendim të Gjykatës Kushtetuese. Nëse votohet ky ligj besoj se subjektet të caktuara do ta dërgojnë në kushtetuese dhe pastaj një vendim i tillë do t’i mbyll të gjitha diskutimet. Kështu që unë nuk jam për të dhënë akuza ose pasaktësi në lidhje me ligjin”, deklaroi Krasniqi.

Për këtë projektligj, katër anëtarë ishin pro ndryshimit të ligjit, po ashtu katër ishin kundër, ku edhe nuk kaloi ky projektligj i cili është iniciuar nga PSD-ja.

Ndërsa, Komisioni sot ka miratuar raportin vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2018, edhe pse kryetarja e KQZ Valdete Daka tha se nuk ka pasur aktivitete në vitin e kaluar ngaqë ka qenë jo funksional komisioni.

Ndërsa, KQZ është duke hartuar projektin për ndërtimin e një objekti për Qendrën e Numërimit dhe Rinumërimit (QNR).

Kostoja e këtij projekti parashihet të jetë mbi 1 milionë euro të financiar nga BE.

Po ashtu në këtë Komision, Raporti me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-088 për Këshillin Ekonomiko-Social, meqë nuk pati kundërshtime u konsiderua se Komisioni miratoj këtë raport. Komisioni po ashtu ka shqyrtuar pika të tjera të rendit të ditës.

Nuk kalon projektligji për financimin e partive politike

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka shqyrtuar Raportin me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin e ligjit për financimin e subjekteve politike, i cili nuk mori mbështetjen e anëtarëve të këtij Komisioni.

Kryetarja e Komisionit Albulena Haxhiu tha se përveç që është në kundërshtim me legjislacionin e BE, ka edhe disa nene të Kushtetutës që shkelen me këtë ndryshim.

“Projektligji cenon sigurinë juridike dhe është mjaft i dëmshëm”, tha Haxhiu.

Ndërsa, Frashër Krasniqi duke iu referuar mendimit të deputetes Haxhiu, tha se Gjykata Kushtetuese të vendos  me vendimin e saj.

 “Nuk besoj që ka problem as në aspektin e integrimit, por as ndonjë cenim juridik”, theksoi Krasniqi.

 Katër anëtarë ishin pro ndryshimit të ligjit, po ashtu katër ishin kundër,  ku edhe nuk kaloi ky projektligj.

 Ndërsa, Komisioni sot ka miratuar raportin vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2018, edhe pse kryetarja e KQZ Valdete Daka tha se nuk ka pasur aktivitete në vitin e kaluar ngaqë ka qenë jo funksional komisioni.

Ndërsa, KQZ është duke hartuar projektin për ndërtimin e një objekti për Qendrën e Numërimit dhe Rinumërimit (QNR).

Kostoja e këtij projekti parashihet të jetë mbi 1 milionë euro të financiar nga BE.

Po ashtu në këtë Komision, Raporti me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-088 për Këshillin Ekonomiko-Social, meqë nuk pati kundërshtime u konsiderua se Komisioni miratoj këtë raport. Komisioni po vazhdon me shqyrtimin e pikave të tjera të rendit të ditës.

Në Komisionin për Legjislacion raportohet për KQZ-në

Në Komisionin për Legjislacion dhe Mandate është raportuar për punën e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Këtu u tha se KQZ-ja vitin që lamë pas nuk ishte funksionale, kjo pasi nuk ishin të plotë për nga numri i anëtarëve.

Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, tha se ka funksionuar vetëm sekretariati për kompetencat e tij.

“Mua nuk më bie shumë të raportoj, pasi pjesa qe jam unë nuk kemi punuar. S’kemi pas asnjë vendime pasi s’kemi pas anëtarët e dekretuar. I vetmi aktivitet që kemi ndërmarrë është shkatërrimi i materialit zgjedhor që është kryer nga sekretariati. Gjithashtu është bërë edhe çregjistrimi i disa partive politike. As raporti i vitit 2017 nuk është shqyrtuar nga KQZ asnjëherë”.

Daka bëri të ditur se janë duke punuar në thjeshtimin e procedurave të votimit të diasporës, pasi ka shumë probleme. Sipas saj kjo çështje duhet të rregullohet me ligj.

Ajo gjithashtu tha se kanë kërkuar nga BE-ja ndërtimin e një objekti të ri për KQZ-në.

“Ne kemi kërkuar nga BE që te na ndërtojnë një objekt të ri me hapësirë të mjaftueshme, pasi nuk kemi hapësirë. Por, deri tash nuk kemi asgjë konkrete. Kërkojmë edhe nga Qeveria që të merret me këtë pasi nuk kemi hapësira të mjaftueshme”.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, kryetare e komisionit, ka pyetur se si ka shkuar procesi i zgjedhjeve në veri, pasi KQZ-ja ka kërkuar qe të votohet vetëm me dokumente të Kosovës, për të cilën Daka tha se qytetarët në katër komunat në veri kanë votuar me dokumente të Kosovës.

Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi, tha se kane punuar në rrethana specifike përgjatë 2018-ës, përderisa bëri të ditur se janë shqiptuar disa gjoba për partitë politike si dhe kanë ndodhur disa çregjistrime të partive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat