Merkel i shërbeu kafe Haradinajt: Më bëri të ndjehem si në familje - Bota Sot
Merkel i shërbeu kafe Haradinajt: Më bëri të ndjehem si në familje

Aktuale

Merkel i shërbeu kafe Haradinajt: Më bëri të ndjehem si në familje

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 21:23
Pamje nga takimi

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj është deklaruar pas pritjes së Angela Merkel në Berlin të Gjermanisë.

Shefi i qeverisë kosovare foli rreth takimit që pati me miken e shtetit tonë.

“Fakti që kancelarja më priti në zyrën e saj personale, mënyra e organizimit të protokollit, 1 orë bisedë për temat konkrete, besojë se flet shumë. Mundem t’i urojë Kosovës se nga sot tani është një nivel ti ri  i marrëdhënieve me Gjermaninë”, është shprehur ai.

Më tej, Haradinaj theksoi se Kosova e dëshmoi se është serioze në përgatitjen e temave. Shefi i ekzekutivit tregoi edhe momentin kur Merkel e përcolli deri te vetura.

“Ajo më përcolli deri te makina, më pyeti për zhvillimet ekonomike. Momenti i fundit ishte çështja e Parku Inovativ dhe Trajnues në Prizren. Pra e them, ishte  shumë njerëzore, kishte një qasje njerëzore dhe më bëri të ndihem si familje”, është deklaruar Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...