Milaim Zeka: Nuk është vulgaritet t’ju thuash politikanëve jeni hajna

Aktuale

Milaim Zeka: Nuk është vulgaritet t’ju thuash politikanëve jeni hajna

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 22:56
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, ka thënë se kundërshtarët e tij politikë ia kanë mveshur padrejtësisht se ai po përdorë fjalë vulgare në Kuvend, duke shtuar se nuk është vulgare nëse i thua një politikani se ai është hajn.

Zeka në Blic ka deklaruar se vulgaritet nuk është edhe kur tregohet me fakte për punësimet e familjarëve të politikanëve të ndryshme të Kosovës.

”Se unë po përdori gjuhë vulgare nuk është e vërtetë. Kjo gjë më është mveshur nga kundërshtarët politikë, të cilëve nuk iu ka konvenuar fjalori im, sepse unë iu kam thënë se janë hajna”.

”Nuk është vulgaritet nëse i thua një politikani se ai është hajn, nëse ai është i tillë. Nuk është vulgare nëse tregohet me fakte për punësimet e familjarëve të politikanëve të ndryshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat