Palmer takohet me Bërnabiq, diskutojnë për mundësinë e vazhdimit të dialogut - Bota Sot
Palmer takohet me Bërnabiq, diskutojnë për mundësinë e vazhdimit të dialogut

Aktuale

Palmer takohet me Bërnabiq, diskutojnë për mundësinë e vazhdimit të dialogut

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 15:47
Pamje nga takimi

Zëvendës – ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Matthew Palmer pas takimit që ka pasur me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq ka theksuar se qëndrimi i vendit të tij është që Kosova duhet të tërheqë vendimin e saj mbi taksën.

Bërnabiq dhe Palmer diskutuan edhe për situatën aktuale në Kosovë dhe mundësinë për vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

Zyrtari i lartë amerikan kërkesën për heqjen e taksës e bëri edhe gjatë një takimi që pati paradite në Beograd me kreun e shtetit serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij ajo është pengesë për dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit si dhe për rrugën e tyre drejt BE-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...