Abdullahu: Ku ishte sot opozita?

Aktuale

Abdullahu: Ku ishte sot opozita?

Nga: A.SH Më: 12 qershor 2019 Në ora: 19:24
Foto

Njohësi i çështjeve politike Faton Abdullahu, ka reaguar në lidhje me ceremoninë që u mbajt sot për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, ku për respekt të kësaj dite kishin ardhur edhe Bill Clinton dhe Madeleine Albright.

Mirëpo ai ka një pyetje, pse opozita nuk ishte aty, dhe se kjo gjë është absurde duke pasur parasysh që ata përfaqëspjnë shumë qytetarë të Kosovës.

Ai madje këtë e quan mungesë kulture shtetndërtuese.

Statusi i plotë:

Ku ishte sot opozita

Në të gjitha manifestimet e sotme nuk e pash asnjë opozitar. Nuk i pash une apo nuk ishin aty? Pse nuk janë ftuar ata ? Mua kjo më duket absurde. Si ka mundësi? Përfaqësuesit opozitarë sot është dashur të ulen në rendin e parë, bashkë me përfaqësuesit e institucioneve. Ata është dashur të jenë në të gjitha takimet me mysafirët amerikanë. Ata përfaqësojnë shumë qytetar të Kosovës. Në të vërtetë në rastin aktual, shumicën. Në çdo vend normal demokratik mënifestime të kësaj natyre i bënë bashkë të gjithë, pozitë-opozitë. Nuk kam informacione, as që e di pse dhe si ka ndodh kjo. Por nuk është hera e parë. Mungesë kulture shtetndertuese. Ndërkëmca, gjelozi, anashkalime etj. Kjo traditë e keqe duhet të ndryshoj. Marre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat