A kanë prapavija vendimet e PDK-së? Flet Hajdar Beqa

Aktuale

A kanë prapavija vendimet e PDK-së? Flet Hajdar Beqa

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 16:43
Hajdar Beqa

Partia Demokratike e Kosovës me vendimin e fundit për largim nga detyra të zyrtarëve që kanë aktakuza po vlerësohet se po e bën gati elektoratin e saj për zgjedhje të reja. Duke parë nismën e opozitës për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë analistët vlerësojnë se PDK-ja mund të marrë hise në rrëzimin e kësaj Qeverie, siç ka bërë edhe më herët me partnerët e saj.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës. Hajdar Beqa, i cili ka thënë për “Zërin” se vendimet e PDK-së nuk kanë kurrfarë prapavije.

"Unë konsideroj se janë të paqëndrueshme deklaratat se PDK-ja me vendime të tilla po përgatitet për zgjedhje. Veprimet që i ka marrë PDK-ja, respektivisht lideri i saj zoti Veseli, konsideroj se kanë krijuar një kthesë pozitive në Republikën e Kosovës dhe kanë bërë një standard të ri, i cili vlen për të gjithë", ka thënë Beqa. 

Se PDK-ja po bën veprime elektorale e ka pohuar edhe deputetja e Partisë Socialdemokrate, Shqipe Pantina, e cila ka shtuar se nisma e Veselit është veprim për fushatë dhe nuk është i sinqertë.

"Kjo nismë nuk duket e sinqertë. Duket më shumë si një aksion për qëllime elektorale, sepse votuesit e tyre kanë filluar ta braktisin PDK-në dhe nuk besoj në një reformim të PDK-së përderisa ajo është në pushtet. PDK-ja duhet të kalojë në opozitë në mënyrë që të merret me veten dhe të pastrohet nga elementet e saj të korruptuar e që nuk janë pak", ka thënë për "Zërin" deputetja e PSD-së Shqipe Pantina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat