Haradinaj uron komunitetin egjiptian për ditën e tyre

Aktuale

Haradinaj uron komunitetin egjiptian për ditën e tyre

Nga: A.SH Më: 24 qershor 2019 Në ora: 12:10
Pamje nga takimi

Me rastin e 24 Qershorit - Ditës Memoriale të komunitetit egjiptian, Zyra e Kryeministrit, organizoi një pritje për këtë komunitet ku theksoi se, është pjesë e jetës e vendit tonë, dhe me të drejtë e gëzojnë edhe këtë datë.

Ai përmes postimit në Facebook shkruan se, shtetin tonë deri në liri, paqe dhe demokraci e kemi krijuar së bashku.

Postimi në Facebook:

Në pritjen e organizuar nga Zyra e Kryeministrit, me rastin e 24 Qershorit - Ditës Memoriale të komunitetit egjiptian, datë ligjore të shpallur nga Qeveria e Kosovës, theksova se ky komunitet, është pjesë e jetës dhe vendit tonë, dhe me të drejtë e gëzojnë edhe këtë datë.

Bashkë kemi arritur disa suksese sa i përket komunitetit egjiptian në Kosovë, por angazhimi ynë për ta nuk përfundon këtu.

Shtetin tonë deri në liri, paqe dhe demokraci e kemi krijuar së bashku. Urime dita juaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat