Potera: Mos i buzëqeshni e përshëndetni politikanët, pështyni ata

Aktuale

Potera: Mos i buzëqeshni e përshëndetni politikanët, pështyni ata

Nga: v.r Më: 24 qershor 2019 Në ora: 18:07
Ajet Potera

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Ajeta Potera, ka thënë se nuk duhen përshëndetur politikanët por të pështyhen – siç shprehet ai – në surrat për dëmtimin e shtetit, shkruan Bota sot.

Sipas Poterës, politikanët, veçmas këta që deri sot ishin në pushtet, kanë ndërtuar një sistem korruptiv.

Statusi plotë i Ajet Poterës:

 

 

Kur kalojmë kah parlamenti dhe rastis ti takojmë deputetët dhe qeveritarët me një fjalë pushtetarët të të gjitha niveleve, nëpër sheshet e Prishtinës!

Ata duhet mos përshëndetur dhe buzëqeshur, por fyer dhe pështyrë në surrat, kjo është minimumi që duhet bërë kundër tyre.

Ata jo vetëm që kanë ndërtuar një sistem të korruptuar, që të gjithë pajtohemi që është thellësisht i korruptuar, por një gjë tjetër është shumë më e keqe se kjo. Ata kanë ndërtuar një sistem të mbrapsht, e ky sistem njëherë duhet prishur sepse nuk e vlenë rinovimi, pastaj pastruar dhe të fillohet ndërtim për së mbari! E kjo na i merr edhe disa vite punë, me njerëz të tjerë, të guximshëm, të dijshëm dhe të ndershëm. Të tillë janë pak në parlamentin aktual.

Këta kanë filluar haptas ti kundërshtojnë familjet e dëshmorëve, po i kundërshtojnë shokët e luftës, duhet dhe bashkëpartiakët dhe çdo ditë qytetarët t'i bëjnë të turprohen dhe mos të ndiheni askund mirë, e jo ti përshëndesim, buzëqeshim dhe përqafojmë.

Më këta njerëz nuk ka liberalizim të vizave, nuk ka integrim, nuk ka zhvillim ekonomik e nuk ka drejtësi! Nëse nuk ndërmarrim diçka jemi bashkëfajtor.

Luftuam krah juve sepse menduam se keni ideale, menduam që jeni patriotë! Luftuam për të gjithë ne sepse menduam se na duhet liria dhe shteti. Tash po ju dihet çmimi, por edhe "shteti" që ju keni "krijuar"!

Republika e Kosovës nuk ju takon hajnave dhe të korruptuarëve sepse ky vend i ka edhe 2 milionë qytetarëve tjerë jo vetëm këta, i ka edhe disa milionë të tjerë jashtë kufijve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat