Alarmohet Kosova: Po rrëshqet në krizë të thellë...

Aktuale

Alarmohet Kosova: Po rrëshqet në krizë të thellë...

Nga: N.Sh Më: 27 qershor 2019 Në ora: 09:45
Ilustrim

Tashmë dihet se Kosova nuk është në gjendje aspak të mirë. E për këtë gjendje në të cilën jemi, padyshim fajtor kryesor është skena politike.

Për krizën e thellë politike po alarmon edhe analisti politik dhe opinionisti Dardan Islami.

Ai thekson se, Kosova tashmë është e izoluar dhe kushtëzuar nga jashtë, por të kapur edhe nga brenda.

Islami përmes një postimi në Facebook, pohon se, në vjeshtë do të votojmë përsëri, për këta humbës, duke shtuar se fitues nuk ka.

Ja postimi i plotë:

Kjo vere do te jete e nxehte, vendi po rreshqet ne krize te thelle politike! Te izoluar dhe kushtezuar nga jashte, njekosisht te kapur nga brenda, ne vjeshte do te votojme perseri per keta humbes, sepse fitues nuk ka!

Ne vitin 99 na ndihmoi Zoti, por edhe i ndihmum vetes ja bonem hyzmetin, ksi hovna na ka mbet me shpresu ne "Magjin e Demokracise", por edhe demokracia do hyzmet, me hile nuk na eci, krejt bota po na njeh per hajna e folliranta! Ne vjeshte do te votojme per dy tabore, ai pro Perendimore, dhe tjetri terthorrazi, apo indirekt pro Lindore!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat