Ramiz Lladrovci voton në Shqipëri, ka disa fjalë për Tiranën

Aktuale

Ramiz Lladrovci voton në Shqipëri, ka disa fjalë për Tiranën

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 15:20
Ramiz Lladrovci me familje

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka udhëtuar sot për në Shqipëri.

Atje Lladrovci ka shkuar që të votoj në zgjedhjet lokale që po mbahen.

Nga Tirana, kryetari i Drenasit ka postuar disa fotografi me familjen e tij.

“Çdo herë Tirana të ofron qëndrim të këndshëm. Ashtu ishte edhe sot kur me familje, takuam miqtë tanë.” 

“Gjatë kësaj vizite, munguan vetëm dy futbollistët që ndodhen në grumbullimin për garat në Ligën e Kampionëve.”

“Tirana ka marrë pamje të metropolit të mirëfilltë për këtë pjesë të Evropës. Përgëzime Z.Veliaj.”, ka shkruar Lladrovci në postimin e tij.

Vlen të kujtojmë që Ramiz Lladrovci në të kaluarën ka qenë Ambasador i Kosovës në Shqipëri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat