Paralajmëron ish-kryenegociatorja: Nëse ky shtet e sundon BE-në, do të jetë mirë për Kosovën

Aktuale

Paralajmëron ish-kryenegociatorja: Nëse ky shtet e sundon BE-në, do të jetë mirë për Kosovën

Nga: v.r Më: 7 korrik 2019 Në ora: 18:51
Bashkimi Evropian

Zgedhja e Josep Borell në krye të Politikës së Jashtë të Bashkimit Evropian, nxiti reagime të shumëta nga ana e politikanëve të pozitës, opozitës e poashtu edhe nga shoqëria civile, shkruan “Bota sot”.

Droja e madhe ishte se, Borrel, vjen nga një shtet, përkatësisht Spanja, e cila nuk e njeh shtetin e Kosovës e për rrjedhoj, bisedimet me Serbinë, do t’merrnin një lloj kahjeje që do t’i shkoj për shtati shtetit Serb.

Por, ish-kryenegociatorja Edita Tahiri, në një intervistë për Bota sot, ka thënë se s’ka vend për shqetësim kushdo që vjen në krye të cilësdo qoftë pozite ngase sipas saj, qoftë Borrel apo kushdo, e ka obligim t’i ndjek politikat e BE-së, e jo politikat individuale.

Sido që të jetë, për Tahirin, aq më që ndodhën këto ndryshime ngase, “dorë të hekurt” në BE, do t’ketë Gjermania, pasi që në krye të BE-së, u vu ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë.

Ajo që është pozitive për Kosovën është se në krye të BE-së, qëndron Gjermania e cila njeh dhe përkrahë në çdo hap Kosovën, shkruan "Bota sot".

Image
Edita Tahiri

“Për mendimin tim duhet parë se lidershipi i BE-së, ka kaluar në duart e Gjermanisë. Sepse presidentja e komisionit evropian që është kupola e BE-së, e cila ka qenë ministre e mbrojtjes së Gjermanisë. E dyta Gjermania ka qëndrim të qartë të mbështetje të pavarësisë së Kosovës dhe kundër ndryshimit të kufijve, lojëra këto që i pamë e që ishin shumë të rrezikshme për Kosovën por që e mposhtëm”, tha ajo.

Përfaqësuesi spanjoll, sipas Tahirit, pavarësisht çfarë historiku ka pasur më përpara në qeverinë spanjolle, tani ai është në Bashkimin Evropian, për të shërbyer dhe zbatuar politikat e BE-së.

Ajo, tha se e mira për Kosovën është se Bashkimi Evropian ka konfirmuar se gjashtë vendet e Ballkanit janë në rrugën e integrimeve Evropiane, që u konfirmua në samitin e Sofjes, në fillim të vitit.

“Dhe po ashtu siç po e shihni, Mogherini dhe Hahn, që gabuan dhe hapën hapësira për idetë e rrezikshme, po e përfundojnë mandatin të dështuar në raport me dialogun e Brukselit dhe ky dështim nuk ndodhi rastësisht sepse liderët kryesor euro-amerikan e mbyllën rrugën për prekje parciale të kufijve. Sepse ndryshimi kufijve Kosovë – Serbi do ta dëmtonte Kosovën sepse pasuria jonë është në veri. Nëse do të kishte ndryshim kufijsh do të duhej ta përfshinte gjithë Ballkanin”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat