Xhavit Haliti ‘përplaset’ me zyrtarin e lartë të PDK-së: S’ke të drejtë me folë - Bota Sot
Xhavit Haliti ‘përplaset’ me zyrtarin e lartë të PDK-së: S’ke të drejtë me folë

Aktuale

Xhavit Haliti ‘përplaset’ me zyrtarin e lartë të PDK-së: S’ke të drejtë me folë

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 12:56
Xhavit Haliti

Nënkryetari i Kuvendit, njëherësh kryetar i PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti, ka kritikuar kryetarin e degës së PDK-së në Gjilan, Qemajl Mustafa, i cili mbrëmë tha se qeverisë Haradinaj duhet t’i vijë fundi.

Xhavit Haliti ka thënë se Qemajl Mustafa, nuk mund të flas për qeveri e as për situatën brenda saj, përderisa siç tha Haliti: ai nuk është brenda saj.

Nënkryetari i Kuvendit ka shtuar se deklaratat e tilla të Qemajl Mustafës, nuk duhet të bëhen nga askush brenda PDK-së, përveç kryetarit Kadri Veselit, kjo për shkak se siç tha Haliti: përderisa nuk ka vendim politik brenda PDK-së, nuk mundet askush të jap këso opinionesh.

“Unë mendoj që as Qemajl Mustafa e as Xhavit Haliti, nuk duhet të bëjë deklarata të tilla. Deklaratat e tilla duhet të bëhen pas analizës në kryesi dhe kryesia ose kryetari mund të bëjë deklarata të tilla. Deklaratat e Qemajl Mustafës janë të një kryetari të një dege, është mendim i tij. Unë mendoj që nuk duhet të bëhen deklarata të tilla nga askush në PDK, nëse nuk ka vendim politik të partisë. Qemajl Mustafa nuk është pjesë e qeverisë. Ndoshta do të mund të thoshin ata që janë në qeveri, por Qemajl Mustafa nuk mundet të flas për qeveri”, ka thënë Haliti.

Kur është pyetur për mendimin e tij për funksionimin e koalicionit qeverisës, Haliti u shpreh se qeveria aktuale ka probleme të natyrave të ndryshme, por që siç tha Haliti, nuk i takojnë atij që të flas për to, përderisa nuk është pjesë e ekzekutivit të vendit.

“Ku e di unë, unë nuk jam në qeveri. Ata e dinë. Ka të meta. Por, unë s’jam brenda në struktura të qeverisë, prandaj s’mund të them ku janë problemet. Aty ka probleme të natyrave të ndryshme, por smë takon mua të flas, përderisa nuk ka folur kryetari i partisë”, ka thënë Haliti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...